Alketa Vejsiu goditet me kanaçe në skenën e ‘X Factor’
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Alketa Vejsiu goditet me kanaçe në skenën e ‘X Factor’](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2024/04//alketa-vejsiu-goditet-me-kanace-ne-skenen-e-x-factor.jpg)
Moderatorja e njohur shqiptare, Alketa Vejsiu është përballur me një incident mbrëmjen e djeshme, gjatë spektaktit të muzikës ‘X Factor Albania’.
Sipas IconStyle, drejt moderatores është hedhur një kanaçe që fatmirësisht nuk e ka prekur në kokë.
Incidenti ndodhi në momentin që moderatorja shpalli emrin e një prej finalistëve të këtij edicioni.
Ndërkohë pas këtij veprimi moderatorja u shpreh: “Gabim, stop, stop. Kjo që bëre është shumë e gabuar. Ti gocë e vogël që hedh këtë gjënë këtu është shumë e gabuar, sepse kjo nuk përcakton sesa i aftë apo jo është ky konkurrent. Ky është një djalë fitues. Ky është një shembull i keq që mua më revolton shumë që po ndodh po çfarë ti bësh.”