‘Flasim’- Rama: Do të përdorim modelin e Inteligjencës Artificiale për prokurimet e fondeve publike!

vovalbania April 13, 2024 0 koment 3 Mund të lexoni në minuta.
‘Flasim’- Rama: Do të përdorim modelin e Inteligjencës Artificiale për prokurimet e fondeve publike!

Kryeministri Edi Rama në podacstin ‘Flasim’ ka folur në lidhje me teknologjinë dhe Inteligjencën Artificiale.

Rama u ndal te prokurimet e fondeve publike, ku tha se janë vendi nga ku buron korrupsioni, ndërsa shtoi se duke përdorur modelin e Inteligjencës Artificiale, do të ketë transparencë dhe besueshmëri.

“Prokurorimet janë një problem nga ku burojnë plot pasoja dhe nga ku buron pjesa më e neveritshme e qelbit të korrupsionit. Ne bëjmë mijëra prokurime në vit, janë dhjetëra mijëra anëtarë. Të gjithë këta njerëz duhet të disponojnë dijen e nevojshme ligjore dhe teknike. Një pjesë e problematikës që  thonë këta o po vjedhin, vjen nga niveli jo i mjaftueshëm i kompetencave. Ata njerëz që futen janë njerëz që bëjnë punë tjetër. Futen me procedurë. Në momentin kur kjo varet nga gjithë procesi i krijimit të memories institucionale, ngritjes së kapaciteteve dhe harmozimit të ligjeve, bëhet një çështje shumë më e gjatë. Me modelin e Inteligjencës Artificiale, ne mund ta kapërcejmë komplet.

Nga njëra anë nuk keni nevojë për këtë konsum të madh energjish njerëzore për të bërë këto procese dhe neutralizojmë një masë shumë të madhe atë burim qelbi. E kthejmë prokurimin e fondeve publike totalisht transparent, të thjesht dhe të besueshëm. Gjithë ato veprime që bëjnë njerëzit, i bën algoritmi, modeli”, tha Rama.

Pjesë nga podcasti ‘Flasim’:

Kam pyetur një nga personazhet kryesore të teknologjisë për frikën. I thashë ‘ke frikë’? Tha jo, nuk kam frikë nga inteligjenca artificiale, kam frikë nga njeriu. E kam përsërit shpesh, kur vjen pun ate transformimi i gjithë mënyrës së funksionit të një apo shumë sistemeve, dhe akoma më keq kur vjen puna te ndërtimi i sistemeve të reja, që nuk ndërtohen në një sipërfaqe të sheshtë, por janë përpjekje për të rikrijuar një makinë dhe njëkohësisht për të mos lejuar që deformimet e makinës së vjetër të mbetur copa copa të mos dëmtojnë makinën e re.

Një nga makinat më të vështira për t’i ndërtuar që shteti të funksionojë, është makina e administratës. Është një makinë që ka disa kushte kaq objektive dhe të paevitueshme sa gjendesh në kushtet e pamundësisë.

Kushti nr një është tradita. Ne shohim vende të zhvilluara dhe e dimë çfarë kapacitetesh administrative kanë, por kur hymë pak më thellë është kapacitet i ardhur nga organizimi shtetëror i shumë dekadave.

Si kapërcehet kjo? Mund të ndryshosh një sistem. Duhet një moment për të ndezur fitilin. Ne ndryshuam Kushtetutën, Ligjin etj, por të ndryshosh mënyrën e funksionit të gjithë sistemit të ri e të vjetër, në radhë të parë duhet të zhbësh të vjetrin dhe nuk e zhbën dot aq shpejt saç e rrëzon formalisht, pasi pjesë të tëra vazhdojë të jenë aty dhe ndikojnë pjesë të reja.

Kushti tjetër është dhe eksperienca, që është një eksperiencë pune e trashëguar në mënyrë shumë të qartë dhe kushti tjetër është tërësia e funksionit të një shteti demokratit ku të tre pushtetet duhet të jenë në harmoni dhe të pavarura nga njëra-tjetra.

Me teknologjinë që ndryshon natyrën e progresit, ndryshon komplet shpejtësinë e progresit dhe nga një progres linear në eksponencial, është bekim për ne dhe për atë që ne nuk e kapërcejmë dot, që është nevoja për kthimin e strukturës shoqërore në shtetërore.

Prokurorimet janë një problem nga ku burojnë plot pasoja dhe nga ku buron pjesa më e neveritshme e qelbit të korrupsionit. Ne bëjmë mijëra prokurime në vit, janë dhjetëra mijëra anëtarë. Të gjithë këta njerëz duhet të disponojnë dijen e nevojshme ligjore dhe teknike. Një pjesë e problematikës që  thonë këta o po vjedhin, vjen nga niveli jo i mjaftueshëm i kompetencave. Ata njerëz që futen janë njerëz që bëjnë punë tjetër. Futen me procedurë. Në momentin kur kjo varet nga gjithë procesi i krijimit të memories institucionale, ngritjes së kapaciteteve dhe harmozimit të ligjeve, bëhet një çështje shumë më e gjatë. Me modelin e Inteligjencës Artificiale, ne mund ta kapërcejmë komplet.

Nga njëra anë nuk keni nevojë për këtë konsum të madh energjish njerëzore për të bërë këto procese dhe neutralizojmë një masë shumë të madhe atë burim qelbi. E kthejmë prokurimin e fondeve publike totalisht transparent, të thjesht dhe të besueshëm. Gjithë ato veprime që bëjnë njerëzit, i bën algoritmi, modeli.

Po punojmë në disa drejtime për të përdorur AI dhe për t’i dhënë vendit mundësi që nuk do mund t’i imagjinonim.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65768 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE