Fundjavë për plazh, njihuni me parashikimin e motit!
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i depërtimit të masave ajrore të ngrohta dhe të thata me origjinë perëndimore.
Moti parashikohet të jetë i kthjellët e me kohëzgjatje të orëve me diell, si edhe me vranësira të pakta kalimtare të larta transparente në orët e mesditës. Mjegull/mjegullinë pati në zonat luginore në orët e mëngjesit.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim e me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në lugina, era fiton shpejtësi deri 6-8 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
15/30
Diell
Kukës
13/27
Diell
Lezhë
22/30
Diell
Dibër
11/27
Diell
Durrës
14/30
Diell
Tiranë
16/30
Diell
Elbasan
15/31
Diell
Berat
11/30
Diell
Vlorë
15/27
Diell
Korçë
11/26
Diell
Gjirokastër
10/29
Diell
Sarandë
14/30
Diell
Me vlera që arrijnë deri në 30 gradë celcius, kjo po cilësohet si një fundjavë për plazh.