Titulli Mjeshtri i Madh “mollë” sherri/ Debat i ashpër mes Eglës dhe Julit: Nuk ke pikë turpi!
Egla dhe Juli kanë debatuar ashpër për titullin “Mjeshtri i Madh” që ky i fundit ka marrë. Ata janë zënë gjatë këtyre ditëve në “Big Brother Vip 3” si pasojë e disa komenteve që i kanë bërë njëri-tjetrit për profesionet dhe karrierat e tyre. Gjatë ‘prime’ të sotëm, debati mes dy aktorëve ka vijuar.
Egla: Është një nga debatet më përgerë që ka ndodhur brenda kësaj shpie, nga ana tjetër më vjen mirë që është përmendur. Nuk do të kisha pasur kohë të pyesja thashethemexhinjtë e pedonales. Ai më ka thënë ke ardhur në audicion dhe unë të kam përzënë, e kam refuzuar…
Ledion Liço: Ti po thua që nëse presidenti i republikës së vendit, i ndjerë zoti Nishani e firmos do të thotë është dakord.
Egla: As që më bëhet vonë fare…
Ledion Li֛ço: Në momentin që presidenti i republikës vendos t’ia japë titullin mjeshtri i madh, do të thotë që e ka vlerësuar.
Egla: Duke më vënë në të ngushta më tha që këtë informacion ma tha Julia. Kush teatër më paska përzënë, ma shpjegoni pak. Unë nuk ju kamë mare vendet e punës, më përmendni karrierën.
Juli: A mund ta çoj deri në fund?!
Egla: Ti nuk ke pikë turpi. Artistin e bën njeriu ti je një njeri i vogël ta dish.
Juli: Unë jam krenar për karrierën time.