Ukrainë: Situata në lindje e përkeqësuar ndjeshëm!

vovalbania April 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ukrainë: Situata në lindje e përkeqësuar ndjeshëm!

“Situata në frontin lindor është përkeqësuar në mënyrë të konsiderueshme ditët e fundit”, pas intensifikimit të ofensivës ruse. Kjo u raportua nga komandanti i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, Oleksandr Syrsky. Syrsky, i cili e ka marrë këtë pozitë në muajin shkurt kur presidenti Volodymyr Zelensky shkarkoi paraardhësin e tij, Valery Zaluzhny, u shpreh se rusët kanë armë superiore.

Ai foli sot për “intensifikim të madh të ofensivës së armikut pas zgjedhjeve presidenciale në Rusi”, në mesin e muajit të kaluar dhe shtoi se vendimet po merren “për forcimin e mbrojtjes në zonat më problematike, përmes luftës elektronike e mbrojtjes ajrore”.

Vazhdimisht, armiku është duke sulmuar pozicionet tona në Liman e Bahmut përmes sulmeve në grup, të mbështetura nga armatime të rënda. Në Pokrovsk, po tenton që të thyejë mbrojtjen tonë, duke përdorur dhjetëra tanke e armë.

Rusia po shton përpjekjet në luftë, duke angazhuar njësitë e reja të armatosura që të arrijnë sukses taktik. Çështja e arritjes së superioritetit teknik ndaj armëve të teknologjisë së lartë të armikut është ngritur sërish. Vetëm kjo do të na mundësojë të mposhtim një armik të madh e të krijojmë kushte për një nismë strategjike.

Problemi i dytë serioz është të përmirësojmë cilësinë e trajnimeve të personelit ushtarak, që të përdoren sa më mirë pajisjet dhe armët perëndimore.

Gjenerali i lartë amerikan, Christopher Cavoli pati paralajmëruar se Ukraina nuk do të mund ta përballojë e vetme luftën kundër Rusisë ndërsa një paketë masive e ndihmës amerikane vazhdon të jetë e bllokuar në Dhomën e Përfaqësuesve, në Shtetet e Bashkuara. Ndihma është bllokuar prej disa republikanëve konservatorë, të cilët besojnë se çështjet e brendshme në SHBA duhet të kenë prioritet.

Edhe presidenti ukrainas, Volodomyr Zelensky ka paralajmëruar se pozicioni ushtarak i Ukrainës është duke u dobësuar për shkak të mungesës së municionit dhe armëve, sidomos ato për mbrojtje ajrore, për shkak të bllokimit të ndihmës amerikane. Lufta në Ukrainë nisi më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti Vladimir Putin e quan “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë humbur jetën mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE