Begaj niset drejt Kosovës! Takim kokë më kokë me Osmanin, do të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqe dhe Siguri !
Presidenti Bajram Begaj është nisur sot për në Kosovë, me ftesë të homologes, Vjosa Osmani.
Begaj do të mbajë fjalën e tij në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqe dhe Siguri që zhvillohet në Prishtinë, në datën 15 prill 2024.
Gjithashtu do të ketë një takim kokë më kokë me Osmanin si edhe disa takime bilaterale me personalitete te rëndësishme kombëtare e ndërkombëtare.
Kosova ka dënuar sulmin me 300 raketa e dronë të Iranit ndaj Izraelit. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një postim në rrjetet sociale shkruan se ky sulm përbën një rrezik të madh për destabilzimin e gjithë rajonit.
“Unë dënoj sulmin e fundit të Iranit ndaj Izraelit. Ky akt i paprecedentë përbën një rrezik të madh për destabilizimin e të gjithë rajonit”, ka shkruar ai në platformën X.
Kurti ka shtuar se bota duhet t’i japë përparësi përfundimit të armiqësive dhe nxitjes së paqes së qëndrueshme. Sulmi u dënua edhe nga presidentja Vjosa Osmani.