Studimi: Fëmijët e varur nga teknologjia janë më të rrezikuar nga psikoza!
Fëmijët e varur nga telefonat inteligjentë, iPad dhe video-lojërat kanë më shumë gjasa të pësojnë episode psikotike më vonë në jetë, ka treguar një studim.
Shkencëtarët zbuluan se përdorimi i smartfonëve dhe mediave sociale në adoleshencë është i lidhur me paranojën, deluzionet, halucinacionet dhe ‘idetë e çuditshme’ deri në kohën kur një person arrin 23 vjeç.
Por studiuesit thanë se vetë teknologjia mund të mos jetë shkaku i problemit dhe se varësia e një fëmije nga pajisjet mund të jetë një paralajmërim se ata janë tashmë të prekshëm ndaj sëmundjeve mendore.
Duke shkruar në revistën JAMA Psychiatry, ekipi kanadez që qëndron pas studimit tha se përdorimi më i lartë i medias dhe problemet e shëndetit mendor duket se ndajnë faktorë rreziku, si problemet e shëndetit mendor të prindërve, vetmia, ngacmimi dhe problemet e marrëdhënieve prindër-fëmijë.
Studimi shqyrtoi përvojat psikotike të 2,120 kanadezëve të lindur në 1997 dhe 1998. Ai zbuloi se ata që reduktuan në mënyrë drastike përdorimin e kompjuterit kishin ende përvoja psikotike më të shpeshta në moshë madhore, edhe pasi u morën parasysh përvoja të tjera personale.
Ai gjithashtu tha se përdorimi i internetit është më i lidhur me depresionin sesa video-lojërat ose shikimi i televizionit. Ndërkohë, lojërat mund të mbështesin rregullimin emocional dhe zhvillimin e aftësive sociale më shumë sesa format ‘pasive’ të teknologjisë si TV.
Dr Simona Skripkauskaite, nga Universiteti i Oksfordit, tha se përdorimi i lartë i teknologjisë digjitale në adoleshencë mund të jetë një shënues i hershëm dhe jo një shkak i problemeve të mëvonshme të shëndetit mendor.