Sulmet ndaj Romeos, Sara Gjordeni del me një deklaratë publike
Mbrëmjen e djeshme gjatë prime-t të Big Brother VIP, Romeo Veshaj është cilësuar si një përfitues nga situatat që ndodhin në shtëpi.
Kjo nxiti reagime të shumta nga publiku, mes tyre edhe atë të ish-banores Sara Gjordeni.
Sara ka bërë një postim në InstaStory ku shkruan se sulmet ndaj Romeos i kujtojnë ato ndaj saj në çdo Prime, teksa ishte ende në lojë.
“Sulmet kaq intensive ndaj Romeos me kujtojne sulmet ndaj meje cdo prime sa here hapja gojen qe te dilja sa me keq edhe kur kisha te drejte. Per kete e kuptoj shume mire sesi po ndihet
Ndihesh i pafuqishem sepse mendimi i opinionisteve te duket definitiv dhe ti e di shume mire qe ata NDIKOJNE ne mendimin e publikut. Kjo te demoralizon dhe nervozon ne te njejten kohe.
Seriozisht ky po duron shume! I bien pas cdo fjale qe thote Absurde…”, përfundon Sara.