Dhimbja e vazhdueshme e veshit është një shenjë paralajmëruese serioze e kësaj sëmundjeje!

vovalbania April 15, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dhimbja e vazhdueshme e veshit është një shenjë paralajmëruese serioze e kësaj sëmundjeje!

Mjekët po paralajmërojnë për një simptomë më pak të njohur që shfaqet në vesh, e cila mund të tregojë kancerin e fytit. Sipas National Health Service (NHS), dhimbja e vazhdueshme e veshit është një shenjë paralajmëruese serioze e kësaj sëmundjeje. Shpesh përkon me një dhimbje të fytit dhe mjekët thonë se që të dyja janë të lidhura.

“Edhe pse dhimbja vjen nga fyti, e ndien në vesh sepse nervat janë të ndërthurura në kokë dhe qafë. Konkretisht, ai nerv quhet nervi i Arnoldit. Nervi i Arnoldit i jep ndjesi vetë veshit, kështu që kur keni diçka që shkakton dhimbje në fyt, ajo dhimbje ndihet edhe në veshin tuaj”,-thotë mjeku Ryan McSpadden.

Dhimbja e veshit zakonisht nuk është shenjë e një sëmundjeje kërcënuese për jetën. Simptoma kryesore e kancerit të fytit është zëri i ngjirur për më shumë se tre javë. Nëse ju dhemb për më shumë se tre ditë, është mirë të vizitoni mjekun. Simptoma të tjera të kancerit të fytit mund të përfshijnë ënjtje në qafë, kollë të vazhdueshme, ngjirje e zërit që zgjat më shumë se tre javë, vështirësi në gëlltitje dhe bronko-obstruksion i përsëritur, i njohur zakonisht si fishkëllimë.

Ndërkaq, ndërsa shumë pjesë të trupit bëhen gjithnjë e më të dobëta çdo vit, ekziston një pjesë që shpesh rritet në madhësi me kalimin e viteve, veshët tanë. Nëse e keni vënë re se kjo po ju ndodh edhe juve, mos u shqetësoni. Ky është një fenomen krejtësisht normal dhe i padëmshëm. Otorinolaringologia Dr.Nina Shapiro shpjegoi se veshët në fakt shtrihen me kalimin e viteve. Ashtu si indet e tjera të fytyrës si faqet dhe nofullat kanë tendencë të shtrihen, po ashtu edhe veshët.

Ndërsa plakemi, nivelet tona të kolagjenit ulen. Kjo i jep më shumë ‘shtrirje’ lëkurës gjë që çon në shtrirjen e këtyre indeve. Pjesët unksionale të veshit, duke përfshirë membranën timpanike, kockat dhe strukturat e veshit të brendshëm, nuk preken.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65722 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE