Ish-peshëngritësi Pirro Dhima kandidat i partisë së Mitsotakis për eurodeputet, premtimi që i bëri kryeministrit grek!
Ish-peshëngritësi Pirro Dhima, është një ndër kandidatët në listën e partisë “Demokracia e Re” për eurodeputetë të Greqisë në Parlamentin Europian.
Lajmi u konfirmua ditën e sotme nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis. Pirro Dhima gjatë prezantimit të tij i ka premtuar kryeministrit grek se do të luftojë për të drejtat e atyre që ai i quan “vorioepiriotë”.
Më pas iu drejtua edhe Petro Belerit, djalit të Fredi Belerit duke i thënë se do të ketë drejtësi për djalin e tij i cili u dënua me 2 vite burg nga GJKKO për blerjen e 8 votave në prag të zgjedhjeve lokale në Himarë.
“Unë jam grek i lindur në Shqipëri, në Himarë nga gjyshi te gjyshi nga nëna dhe babai. Zonja Akrita shkroi një artikull në favorin tim dhe e falënderoj për fjalët e saj të mira. Por jo me origjinë shqiptare! Unë jam grek nga gjyshi te gjyshi. Unë nuk kam asnjë lidhje me shqiptarët”, u shpreh ai në atë kohë.
Ai tregon se në Greqi shkoi në 7 shkurt 1991, kur isha 19 vjeç, ndërsa rrëfen përkujdesjen e gjyshes dhe regjimin e Enver Hoxhës. “Gjyshja ime u kujdes për mua, ajo më mori nga babai im nga Tirana sepse familja ime ishte e zënë me punë, dhe kështu që foshnjë isha në Himarë me gjyshen time. Grua e mrekullueshme dhe e mençur.
“Unë fillova të ngre pesha kur isha 7.5 vjeç. Dhe që nga fillimi u konsiderova një nga talentet më të mëdha. Edhe pse më pëlqente futbolli dhe sportet e tjera, rreth moshës 13 vjeç vendosa t’i përkushtohem plotësisht sportit” deklaroi ai.