Kur do të jetë dasma e shumëpritur? Dafina Zeqiri më në fund përgjigjet!

vovalbania April 15, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kur do të jetë dasma e shumëpritur? Dafina Zeqiri më në fund përgjigjet!

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite ka vazhduar të sjellë projekte shumë të veçanta. Prej se u zbulua lidhja e saj e me biznesmenin Kreshnik Gjergji, çifti ka qenë shumë në vëmendjen e publikut e ditën e djeshme në ditëlindjen e saj, Kreshniku i ka propozuar për martesë, ku ajo ka thënë “PO“.

Dasma e tyre ka kohë që përflitet  në media duke aluaduar shumë rreth organizimit të saj. Ditën e djeshme në një intervistë Dafina ka treguar se do të ketë një dasmë, e cila do të jetë në fund të vitit dhe gjithashtu ka folur rreth njohjes së saj me Kreshnikun.

Dasmën kemi vendos nga fundi i vitit. Nuk duam të martohemi kur është shumë nxehtë… Unë Kreshnikun e njoh që 15 vite, e kom pas gjithmonë shumë shok të mirë. Unë nuk e kam ditë që ai ka pëlqim tjetër ndaj meje

Propozimi për martesë është shoqëruar nga një numër i madh komentesh dhe urimesh nga fansat, miqtë dhe kolegët e tyre, që janë shprehur të lumtur për çiftin dhe i kanë dërguar dëshira të mira për jetën e tyre të ardhshme bashkë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65705 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE