Mandati i Xhaçkës, Çuçi: Mos bini pre e spekulimeve, është zbatuar 100% vendimi i Gjykatës Kushtetuese!

vovalbania April 15, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mandati i Xhaçkës, Çuçi: Mos bini pre e spekulimeve, është zbatuar 100% vendimi i Gjykatës Kushtetuese!

Pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, kreu i grupit parlamentar i PS, Bledi Çuçi u pyet nga gazetarët për votimin kundër të kërkesës së opozitës në parlament për mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

Çuçi tha se është zbatuar 100% vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

“Nuk është e vërtetë që ne nuk respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Vendim i i Gjykatës Kushtetuese thotë se shfuqizohen vendimet e Kuvendit. Nuk shtrohet çështja nëse është zbatuar ose jo vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Vendimi i gjykatës është zbatuar. Mos bini pre e spekulimeve, është zbatuar 100% vendimi i gjykatës, aty shprehte qartë se çfarë përmban. Nuk përmban ndonjë detyrim. Sot kemi një vendim tjetër që propozoi këshilli për mandate dhe rregulloren e Kuvendit, që siç e dini votoi.”

Po ashtu, ai tha se kërkesa e opozitës për mocion debat nuk ‘ka vend’ sepse çështjet për të cilat është kërkuar janë ezauruar nga gjyqësori apo edhe në komisione hetimore parlamentare.

“Nuk ka vend për të pasur një mocion me debat të paktën sipas kërkesës që ka bërë opozita. Janë ezauruar nga gjykata”, tha ai.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65810 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE