Mediat greke: Fredi Beleri zyrtarisht kandidat për eurodeputet, përçahet partia e Mitsotakis, ministri i Jashtëm kundër kryeministrit!

vovalbania April 15, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mediat greke: Fredi Beleri zyrtarisht kandidat për eurodeputet, përçahet partia e Mitsotakis, ministri i Jashtëm kundër kryeministrit!

Fredi Beleri zyrtarisht është kandidat për eurodeputet në Parlamentin e BE, nën siglën e partisë “Demokracia e Re”, drejtuar nga Kyriakos Mitsotakis.

Mediat greke kanë konfirmuar se kryeministri grek, ka mbyllur listën me emrat e 42 kandidatëve, pjesë e të cilëve është edhe emri i Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, i cili është dënuar me 2 vite burg për veprën penale të blerjes së votave.

Kundër kandidaturës së Belerit janë është shprehur ministri i Jashtëm i Greqisë, Georgios Gerapetritis dhe këshilltarja për politikën e Jashtme pranë kryeministrit grek Aleksandra Papadhopoulou, sipas të cilëve vendosja e Belerit në listën e kandidatëve për eurodeputetë, do ta kthente këtë çështje nga europiane në dypalëshe me Shqipërinë.

Nga ana tjetër kahu ekstremit të djathtë tek konservatorët i përfaqësuar nga ministri i Shtetit Makis Voridhis ka këmbëngulur për kandidaturën e Fredi Belerit, pasi shohin se partia e ekstremit të djathtë dhe filoruse “Zgjedhja greke” ka dyfishuαr përqindjet e saj në sondazhet e fundit duke flirtuar me vendin e 4 nga 9 partitë parlamentare.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65820 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE