Spanjollja “20Minutos”: Shkoni në Shqipëri, si në Karaibe!

vovalbania April 15, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Spanjollja “20Minutos”: Shkoni në Shqipëri, si në Karaibe!

“Të gjithë ëndërrojnë që të paktën një herë në jetë të vizitojnë ishujt e Karaibeve. Por, nuk është gjithmonë e lehtë që të organizosh një udhëtim në parajsën e largët”. Kështu shkruan Blanca Uson, autorja e një artikulli të publikuar në të përditshmen spanjolle “20Minutos” e ku Shqipëria përbën fokusin.

“Shqipëria është bërë shumë e njohur në mesin e turistëve që duan të shijojnë plazhet parajsore, pa qenë e nevojshme të udhëtosh përtej oqeanit. Destinacioni mesdhetar ofron mrekulli natyrore dhe kulturore që ia vlen të vizitohen. Ju mund ta vizitoni dhe eksploroni Shqipërinë brenda një jave”, janë vetëm disa prej pikave kryesore.

Ju mund të zbuloni dy destinacionet më të njohura për të shijuar pushimet, veçanërisht ato verore, ku ndërthuren peizazhet natyrore me qytetet historike dhe plazhet janë me ujëra kristal bruz, diell e rërë të bardhë.

Udhëtoni në Karaibe pa u larguar nga Europa: Shqipëria dhe Portugalia (Algarve), dy destinacione me ujëra të kristalta e plazhe parajsore, ofrojnë peizazhe dhe eksperienca të ngjashme me Karaibet.

Sa ditë duhen për të eksploruar Shqipërinë?

Shqipëria është bërë shumë e njohur në mesin e turistëve që duan të shijojnë plazhet parajsore, pa qenë e nevojshme të udhëtosh përtej oqeanit. Destinacioni mesdhetar ofron mrekulli natyrore dhe kulturore që ia vlen të vizitohen. Ju mund ta vizitoni dhe eksploroni Shqipërinë brenda një jave.

Niseni vizitën nga Tirana, kryeqyteti i saj, ku mund të zbuloni vendet  më emblematike si Sheshi Skënderbej, Muzeu Kombëtar i Arteve të Bukura apo Piramida e Tiranës, një ndërtim shumë i veçantë në qytet.

Destinacionet bregdetare ofrojnë peizazhe parajsore të ngjashme me Karaibet

Saranda është pikënisja e një aktiviteti, emri i të cilit tashmë e bën të qartë gjithçka: një tur në Rivierën Shqiptare që mbulon brenda një dite parajsat kryesore të zonës, si plazhi i Borshit me plazh me rërë apo Himara, një nga zonat më të bukura, me ujëra bruz.

Nga e njëjta pikënisje ju rekomandojmë të bëni një udhëtim në një vend tjetër idilik, në lagunën e Syrit të Kaltër, një burim i shpallur Monument Natyre. Ju mund të kryeni një sërë aktivitetesh ujore, nga qyteti i Vlorës dhe të zbuloni ishujt e Sazanit e të Karaburunit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65722 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE