“Të dua!”, Egla i shpreh dashurinë banorit të “BBV3”!

vovalbania April 15, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Të dua!”, Egla i shpreh dashurinë banorit të “BBV3”!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Duket se së fundmi marrëdhënia e Eglës me Gracianon është rregulluar. Pasi mësimeve të ‘twerk-ut’ dhe lojës së Pinto Color, duket se ata tashmë e kanë përzemër njëri-tjetrin e  mbrëmjen e djeshme, Egla e ka thirrur nga dhoma e saj e gjumit Gracianon për t’i thënë “të dua”.

Egla: O Graciano

Graciano: Hë Egla

Egla: Të dua

Graciano: Edhe unë

Egla: Natën e mirë, më fal që të kam peshuar sot

Graciano: Fare, jam kënaqur

“Big Love” është rikthyer edhe këtë edicion të “Big Brother VIP”, duke i mundësuar publikut që t’i dërgojë dhurata dhe mesazhe banorëve të tyre të preferuar. Banorët brenda shtëpisë kanë mundur të lexojnë disa nga këto mesazhe ditën e djeshme dhe një prej tyre, që ra më shumë në sy, ishte mesazhi që Ilnisa i kishte dërguar Meritonit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65722 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE