A kanë bërë s*ks në ‘BBV3’? Ilnisa zbulon të vërtetën
Ilnisa Agolli, e cila është eliminuar prej lojës së ‘BBV3’, krijoi një romancë dashurie brenda shtëpisë me Meriton Mjekiqin, i cili është ende pjesë e formatit.
Çifti ka qenë tepër i përfolur, madje shpeshherë u përfol nëse diçka më tepër se puthje dhe përqafime kishte ndodhur mes tyre.
Gjatë një interviste të zhvilluar së fundmi teksa Ilnisa ka folur për lojën e saj në ‘Big’ dhe jo vetëm, nuk kishte si ti shpëtonte dhe pyetjes: A ka kryer marrëdhënie seksuale me Meritonin brenda shtëpisë?
Ja çfarë thotë Ilnisa:
“Shiko se edhe kjo pjesa domethënë është mirë që të deklarohet edhe njëherë kjo puna e seksit. Ta deklarojmë njëherë e mirë se edhe jorgani më ka ardhur në majë të hundës të them të drejtën me të gjithë humoret që po bëhen lart e poshtë. Në Big Brother nuk ndodhi asgjë. Nuk ndodhi asgjë.”- shprehet ajo.