Problemet me shikimin mund të ndihmojnë në diagnostikimin e këtyre sëmundjeve!

vovalbania April 16, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Problemet me shikimin mund të ndihmojnë në diagnostikimin e këtyre sëmundjeve!

Problemet me shikimin mund të ndikojnë seriozisht në jetën tuaj me kalimin e kohës, duke ulur cilësinë e jetës dhe duke shtuar rrezikun e depresionit, diabetit dhe probleme të tjera shëndetësore, thekson në një publikim Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Praktikimi i disa zakoneve të thjeshta dhe të përditshme mund t’ju ndihmojë të përmirësoni shëndetin e syve.

Ndërkaq, problemet me shikimin mund të jenë një nga shenjat e para të problemeve me trurin që çojnë në demencë dhe Alzheimer. Një studim i ri ka zbuluar se humbja e ndjeshmërisë në shikim mund të parashikojë demencën 12 vite para diagnostikimit. Tre studiues nga Universiteti i Loughborough-Eef Hogervorst kanë shpjeguar zbulimin e tyre në artikullin e publikuar për “Science Alert”.

Kërkimet u bazuan në studimin për disa vite të 8.623 personave të shëndetshëm. Në fund të studimit, 537 pjesëmarrës, kishin zhvilluar një formë të demencës dhe kjo i lejoi studiuesit të analizojnë faktorët që mund ta kenë paralajmëruar.

Sipas tyre, problemet me shikimin mund të jenë një nga shenjat më të hershme të problemeve me memorien që sjellin sëmundjen e Alzhemierit, por jo vetëm. Sipas tyre, para se të nisin problemet më të mëdha, zonat e trurit që kontrollojnë shikimin preken të parat. Testet në shikim mund të zbulojnë deficit para se të dalin rezultatet e memories.

Sytë luajnë një rol të rëndësishëm në sëmundje si Alzhemieri, pasi ato ndikojnë në mënyrën se se truri percepton imazhin. Sipas studiuesve, kjo sëmundje, i bën personat që e kanë të mos dallojnë ngjyrat dhe të kenë sensivitet në kontraste. Ata kanë gjithashtu probleme me perceptimin e figurave, pasi truri i tyre nuk i skanon tiparet njësoj si një person normal.

Por nuk mungojnë as problemet me lëvizjet e syve në përpjekje për të ndjekur objekte të caktuara. Nuk është ende e qartë nëse përmirësimi i shikimit do të ndihmonte me përmirësimin e memories, por studime të shumta po bëhen në këtë drejtim për të nxjerrë një konkluzion më të qartë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65723 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE