Bardhi: Do ta çojmë sërish në Kushtetuese mandatin e Olta Xhaçkës, deputetët e Bashës refuzojnë të japin firmat!
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike do të dërgojë sërish në Gjykatën Kushtetuese çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës, që mazhornaca e rrëzoi me forcën e kartonit në Parlament. Kështu u shpreh kreu i grupit parlamentar demokrat Gazement Bardhi në përfundim të mbledhjes së grupit.
Bardhi akuzoi Lulzim Bashën se po përpiqet të mbrojë Olta Xhaçkën, pasi 4 nga deputetët e grupit të tij, nuk kanë pranuar të firmosin kërkesën për Kushtetuesen. Sa i takon rikthimit të Sali Berisës në grupin parlamentar të PD, Bardhi u shpreh se në këtë pikë nuk ka asnjë pengesë, pasi Berisha është kryetar i Partisë Demokratike.
Kreu i deputëetëve demokratë nuk ka pranuar të komentojë sulmet e Ilir Metës ndaj kreut të SPAK Altin Dumani, ndërsa tha se qëndrimi i tij për Dumanin është publik dhe nuk ka ndryshuar.
Bardhi tha se është e pa pranueshme që kryeministri Rama nuk respekton rregulloren e Kuvendit, duke refuzuar kerkesën për mocion me debat për çështjen e Xibrakës, ndërsa akuzoi deputetët e Partisë Socialiste se po bëjnë avokatin e Olsi Ramës.