Bardhi: Nesër do të ridepozitojmë kërkesën në Gjykatën Kushtetuese për mandatin e Xhaçkës!

vovalbania April 17, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Bardhi: Nesër do të ridepozitojmë kërkesën në Gjykatën Kushtetuese për mandatin e Xhaçkës!

Deputeti Gazment Bardhi dha një prononcim për mediat pas mbledhjes së sotme të grupit parlamentar tek selia e Rithemelimit. Bardhi thotë se mazhoranca i ka hequr çdo mundësi opozitës të marrë drejtësi.

‘Nëse ti opozitës, duke mos zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese i heq mundësinë për të marrë drejtësi në institucionet e propozuara nga Kushtetuta, praktikisht ti ke rrëzuar shtetin, ke rëzuar çdo mjet demokratik me të cilat opozita dëshiron t’i bëjë betejat e veta.’

Sipas tij, mazhoranca iu bë mburojë Olta Xhaçkës në një kohë kur ajo i duhej dorëzuar drejtësisë.

Ai vendim e detyronte mazhorancën tja dorëzonte drejtësisë Olta Xhaçkën. Mbrojtja politike është mesazhi më i gabuar në luftën ndaj pandëshkueshmërisë që ne të gjithë bashkë kemi rënë dakord që Shqipëria të eci përpara. Mirëpo nuk mund të kemi luftë të rreme ndaj pandëshkueshmërisë.’

Drejtësia sipas Bardhit nuk mund të jetë me dy fytyra, një për Edi Ramën dhe një për kundërshtarët e tij.

‘Nuk mund të kemi një drejtësi për Edi Ramën dhe një drejtësi për kundërshtarët e Edi Ramës. Nuk mund të ketë një mbrojtje politika për bashkëpunëtorët e Edi Ramës dhe një sulm për kundërshtarët e Edi Ramës.’
Nesër, vijon Bardhi do të ridepozitohet në Gjykatë Kushtetuese kërkesa për heqjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

‘Për këtë arsye grupi sot ka vendosur që do të ridepozitojë në Gjykatën Kushtetuese, kërkesën për mandatin e Olta Xhaçkës si shprehje e vullnetit të plotë që ne nuk pranojmë që në vitin 2024 të shkelen hapur vendimet e Gjykatës Kushtetuese, të shkelen hapur vendimet e drejtësisë duke i bërë mbrojtje politike një eksponenti të lartë të mazhorancës.’

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65781 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE