Dokumentari i legjendës së muzikës Celine Dion, ka tashmë një datë publikimi!
Celine Dion pranoi bashkëpunimin me produksionin e Amazon për të sjellë në ekran se si është jeta e saj pasi u diagnostikua me sindromën e njeriut të ngurtë. Me rastin e shpalljes së datës së publikimit të dokumentarit “ I Am: Celine Dion ”, Amazon ka publikuar një foto të rrallë të yllit, nga beteja e saj personale me aventurën e saj shëndetësore.
Amazon Prime Video, e cila prodhoi “I Am: Celine Dion”, njoftoi të martën, më 16 prill, se dokumentari do të publikohet më 25 qershor. I njëjti postim është ripublikuar në rrjetet sociale të këngëtares 56-vjeçare kanadeze. Në njoftim thuhej se:
Bëhuni gati! @amazonmgmstudios shpall datën e publikimit për dokumentarin e shumëpritur! I AM: CELINE DION do të transmetohet në të gjithë botën në @primevideo duke filluar nga 25 qershori.
Nëpërmjet dokumentarit me titull “ I Am: Celine Dion ” nga Irene Taylor Brodsky, shfaqet beteja e këngëtares së njohur me çrregullimin e rrallë neurologjik, me të cilin është diagnostikuar dhe prek trurin dhe palcën kurrizore. Celine Dion flet mes betejës shëndetësore për të shpallur projektin e ri.
🚨📅 Get ready! @AmazonMGMStudio announces release date to the highly anticipated documentary! I AM: CELINE DION will be streaming globally on @PrimeVideo starting June 25!
-Team Celine#IAMCelineDion pic.twitter.com/FHTFdXbQf1— Celine Dion (@celinedion) April 16, 2024
Rikujtojmë gjithashtu se në një video në rrjetet sociale në dhjetor të vitit 2022, ajo njoftoi fansat e saj se po e shtynte turneun botëror për shkak të spazmave që ndikuan në mënyrën e të ecurit dhe të kënduarit.