Horoskopi sot: 17 Prill 2024

vovalbania April 17, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Horoskopi sot: 14 mars 2024

Dashi-Evitoni ekstremet në jetën personale sot, por mbi të gjitha në punë. Tregoni kujdes sidomos nëse do të keni të bëni me punëdhënësin dhe këdo tjetër që mund të jetë në pozita të tilla që mund të dëmtojnë karrierën tuaj.

Demi-Sot mos mendoni për të ardhmen që ju pret. Është një prej atyre ditëve që duhet ta jetoni në maksimum. Do të jetë e pamundur të parashikoni rezultatet. Gjithashtu mund të nisni një histori të re dashurie ose t’i thoni lamtumirë partnerit/partneres suaj. Qëndroni të qetë pavarësisht gjithçkaje.

Binjakët-Dikush në një pozicion të rëndësishëm është i impresionuar nga përkushtimi juaj ndaj detyrës dhe do ju shpërblejë në 24 orët e ardhshme. E rëndësishme është se ata që ju kanë parë me përçmim, do të fillojnë të ju shikojnë si të barabartë.

Gaforrja-Përvoja është mësuesi më i mirë. Mos i harroni eksperiencat e të shkuarës nëse doni të shpëtoni veten nga vuajtjet e së tashmes. Mundohuni që të ndihmoni njerëzit.

Luani-Ky moment është mjaft i favorshëm për lumturinë tuaj. Ata të cilët së fundmi nuk arrinin të kënaqeshin, do të kenë mundësi për të përjetuar momente të këndshme. Mundohuni që të gjeni kohë vetëm për veten dhe të mos mendoni për pak çaste për punën.

Virgjëresha-Në adresën tuaj do të mbërrijnë shumë ftesa ditët në vijimin, por nuk mund të pranoni çdo ftesë që ju vjen. Jini përzgjedhës dhe mos u ndjeni keq nëse do ju duhet të ktheni mbrapsht disa prej tyre. Nuk është faji juaj që jeni kaq popullor.

Peshorja-Vendosmëria dhe kthjelltësia për të zgjidhur problemet, do t’iu çojë në një fazë të re. Planetet e bëjnë gjithçka më të lehtë, duke bërë që të çoni deri në fund diçka që keni nisur.

Akrepi-Do të keni mundësinë të tregoni vlerat tuaja dhe të bëheni të pazëvendësueshëm në ambientin tuaj profesional. Ndërkohë, shmangni premtimet që më pas do të rrezikoni që të mos i mbani.

Shigjetari-Në asnjë mënyrë nuk duhet të bëni deklarata për të cilat nuk e dini nëse janë të vërteta ose jo. Është e pashmangshme që të tjerët do të kërkojnë fakte dhe mund ta gjeni veten në siklet.

Bricjapi-Bricjapët do të dëgjojnë vetëm veten e tyre sot. Arsyeja për këtë do të jetë fakti që mund të keni besim të tepërt në vetvete. Mund të merrni rolin e liderit në familje ose në marrëdhënie me një grup personash. Megjithatë, merrni parasysh edhe rrezikun e mundshëm.

Ujori-Jeni shumë serioze dhe i mbimendoni çështjet e dashurisë. Duhet që të mos jeni kështu. Nuk duhet të shqetësoheni pasi marrëdhënia juaj është e ndërtuar nga një bazë e fortë.

Peshqit-Do të ketë “përplasje” romantike sot. Megjithatë duhet pak kohë që gjërat të vihen në funksion. Mos u ndjeni të pasigurtë rreth të shkuarës së partnerit/es. Ecni me rrjedhën dhe do të lidhni një nyje të fuqishme me personin e zemrës./tvklan.al

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65697 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE