Në mes të performancës, arrestohet Soni Malaj dhe dy këngëtarë të tjerë
Këngëtarët shqiptarë Soni Malaj, Don Phenom dhe Sinan Vllasaliu janë arrestuar nga policia zvicerane.
Sipas raportimeve të mediave, artistët do të performonin në një “BajramParty” që ishte planifikuar të mbahej me 13 prill në Zvicër.
Eventi dështoi, pasi policia zvicerane ka hyrë në kontroll duke arrestuar këngëtarët e njohur të skenës muzikore, të cilët janë mbajtur për 48 orë nga policia zvicerane.
Këngëtari Labinot Rexha, i cili parashikohej të këndonte, ka treguar se kishte nënshtetësi zvicerane prandaj për të policia nuk ka paraqitur problem, duke e lënë të lirë. Ai shpjegoi se kjo gjë ndodhi për shkak se nuk duhen përdorur vizat turistike për të punuar sepse do ndëshkohen me ndalesë për 10 vjet që të shkojnë në Zvicër për të performuar.
“Kam nënshtetësi zvicerane, ka qenë një kontroll e përgjithshme e policisë së Zvicrës edhe në klube të tjera. Pas orës 23:00 ka hyrë kontrolla. Kur kam dal jashtë kam pa afro 150 policë që kontrollonin. Më kontrolluan edhe mu, unë kam të drejtë të punës. Të Tjerët Sinan Vllasaliu, Soni Malaj, Don Phenom, Eugena Aliu, ata i kanë marrë mbajtur për 48 orë së bashku me pronarin. Diskoteka është duke vazhdu me punë…
Ata që po mendojnë liberalizimi i vizave është edhe me punu janë gabim. Nuk ke drejtë me punu në Zvicër. Aty duhet një muaj më parë të merrni leje për vizë punë dhe ta paguani tatimin. Nëse hasin në kontroll ata më nuk kanë drejtë të performojnë edhe për 10 vite tjera…”