Në një romancë me nipin e John F. Kennedy?! Reagon Selena Gomez!
Selena Gomez prej disa muajsh është në një lidhje me producentin Benny Blanco. Mirëpo, pak ditë më parë nisën të qarkullojnë lajme për një romancë të dyshuar me një politikan, konkretisht me Jack Schlossberg, nipin e vetëm të ish-presidentit John F. Kennedy. Thuhej se romanca e supozuar ndodhi midis viteve 2020 dhe 2021, por vetë Selena ka reaguar në lidhje me këto lajme. “Kurrë nuk e kam takuar këtë njeri”,-theksoi ajo, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Jack Schlossberg është djali i Caroline Kenney dhe Edwin Schlossberg dhe deri më tani nuk ka dhënë asnjë koment për lajmet që kanë qarkulluar. Prej disa muajsh këngëtarja është thellësisht e dashuruar me Blancon dhe lidhja e tyre po shkon perfekt. “Ata janë shumë të dashuruar. Është një lidhje shumë serioze dhe po komunikojnë në distancë, ndërsa ajo ndodhet në Nju-Jork për angazhime pune”-i tha një burim i afërt revistës “People”.
Selena Gomez ka një pasuri me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë dollarësh. Ajo nuk është thjeshtë një interpretuese por gjithashtu një sipërmarrëse. Ndërmarrjet e saj përfshijnë organizimin e shfaqjeve në ‘Food Network’, prodhimin ekzekutiv të projekteve hit si “Only Murders in the Building” dhe “13 Reasons Why” dhe role në filma të suksesshëm si “Monte Carlo” dhe “Spring Breakers”.
Me pasurinë e saj Gomez po i afrohet më shumë statusit të miliarderes. Ndikimi i Gomez shtrihet përtej argëtimit dhe bukurisë. Si ambasadore e markës për kompani si Puma, Coach dhe Pantene, këngëtarja fiton vlerën më të lartë për postimet e sponsorizuara në mediat sociale, 1.7 milionë dollarë për postim.
Ndërkaq, ylli i muzikës pop do të luajë Linda Ronstadt në një film biografik të ardhshëm. Këngëtarja dhe ylli i “Only Murders in the Building” postoi në InstaStory një foto të kujtimeve të Ronstadt “Simple Dreams” të vitit 2013 dhe fansat menjëherë nisën të spekulojnë. Biografia muzikore është aktualisht në realizim, me producentë duke përfshirë menaxherin e Ronstadt, John Boylan dhe James Keach, i cili prodhoi dokumentarin e vitit 2019 “Linda Ronstadt: “The Sound of My Voice”.