Luiz Ejlli dhe Jasir Asani bëjnë gjestin prekës për djalin me spektrin e autizmit, e surprizojnë kështu!

vovalbania April 18, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Luiz Ejlli dhe Jasir Asani bëjnë gjestin prekës për djalin me spektrin e autizmit, e surprizojnë kështu!

Luiz Ejlli herë pas here ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram persona dhe kryesisht fëmijë, të cilët kanë nevojë për ndihmë përmes përkrahjes së të gjithëve ne, duke bërë thirrje të vazhdueshme e duke u bërë zë për ta. ​

I tillë ishte rasti i Meklinit, djalit me spektrin e autizmit, i cili deri më sot nuk kishte pasur mundësi të ecte, ndërsa ëndrra e tij më e madhe ishte të luante futboll si gjithë shokët bashkëmoshatarë të tij.​

Më në fund Meklini ia doli dhe për të festuar këtë, Luizi ka shkuar ta suprizojë me fanellën e futbollistit të Kombëtares, Jasir Asanit, si dhe një top futbolli me një përshëndetje speciale.​

“Faleminderit Zotit Meklini do të ketë mundësi për herë të parë të eci dhe të luajë me top si të gjithë moshatarët e tij. E dija, e besova dhe nuk hoqa dorë derisa të vinte kjo ditë” – shkruan Luizi në postimin e tij krah Meklinit të vogël.

Nga ana tjetër nuk ka munguar as një përshëndetje nga Jasir Asani, i cili përmes një mesazhi për Meklinin, premton se shumë shpejt ​do të kenë mundësi të luajnë të tre së bashku.

https://lokimagazine.com/wp-content/uploads/2024/04/Snapinsta.app_video_GICWmAAuLJLF7rIHAJVqHt-wWTpjbvQ5AAAF.mp4
https://lokimagazine.com/wp-content/uploads/2024/04/Snapinsta.app_video_934BA5459EEEC61CF4AF66C7F50879BA_video_dashinit.mp4
Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65737 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE