Plas keq në “BBV3”, Erjola lag me ujë Eglën, ja si hakmerret banorja!
Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Erjola dhe Egla janë përfshirë në një episod të pakëndshëm mëngjesin e sotëm. Teksa Egla ka qenë në oborri ne shtëpisë, Erjola e ka lagur me ujë. Ajo është shprehur se e bëri pa dashje, megjithatë Egla nuk e ka pritur mirë duke thënë se ishte e qëllimshme dhe për t’u hakmarrë, i ka hedhur sendet personale Erjolës në pishinë.
Mbrëmjen e djeshme banorët kanë lexuar mesazhet e ardhura në “Big Love” jo vetëm nga fansat por edhe familjarët e tyre. Ndër mesazhet e shumta që ka marrë, ai që ka përlotur Romeon ka qenë pikërisht mesazhi i dërguar nga vëllai i tij, Donaldi, i cili ka shkruar se ndihet krenar për lojën e tij në BBV.