“S’mundem ta quaj baba vetëm se ka fjetur me mamin! Ish-banorja e “BBV” rrëfen historinë me të atin

vovalbania April 18, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“S’mundem ta quaj baba vetëm se ka fjetur me mamin! Ish-banorja e “BBV” rrëfen historinë me të atin

Transgjinorja Edona James ishte një ndër konkurrentët më të komentuara në “Big Brother VIP Kosova”, e cila me natyrën e saj të sinqertë dhe pa komplekse arriti të bëjë për vete një pubik të gjerë.

Edona gjatë një interviste të zhvilluar së fundmi ka treguar më shumë për jetën e saj personale.

Ish-banorja tha se prej 11 vitesh nuk është takuar me të atin, i cili sipas saj nuk ka qenë asnjëherë një baba për të, duke e quajtur atë thjeshtë një njeri që ka fjetur me mamin e saj.

“Baba nuk mund ti them një burri që flen me mamin. Para se të ndahej nga mami nuk është marrë kurrë me mua. Kurrë s’më ka marrë në krahë, kurrë s’më ka përqafuar. Nuk jam takuar me babin pas daljes nga Bigu, sepse s’mundem ti them baba dikujt që ka fjetur me mamin tim. Hera e fundit që jam takuar me të ka qenë para 11 vitesh. Babai ka jetën e tij tashmë, është martuar me një grua tjetër dhe ka dy fëmijë”- tha ajo.

“A ke qenë e famshme edhe para ‘Big Brother’”– e pyeti gazetari, ndërsa Edona tha se në Gjermani ka qenë shumë e famshme, sepse ka qenë e lidhur me një futbollist që ka luajtur në këtë shtet.

“E famshme kam qenë në Gjermani para Big Borther sepse kanë biseduar një botë për mua. Kam pasur një marrëdhënie me një  futbollist që ka luajtur për Gjermaninë”– u shpreh transgjinorja.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65784 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE