“Të tjerët e kanë lënë në baltë por unë e shoh në finale…”/Fjodora Fjora zbulon emrin e banores në “BBV” që sipas saj është shumë e fortë!
Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio gazetarja e njohur Fjodora Fjora. Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri Egla dhe Jetmiri kanë pasur konflikte të njëpasnjëshme dhe ky i fundit ka kërkuar të dalë nga “BBV”. Si e komenton Fjodora këtë veprim, a është kjo një strategji e Jetmirit?
Jetmiri është një djalë i zgjuar dhe i gjendur përballë disa situatave. Ai ka frikë të madhe në lidhje me atë që mund të shkel parimet humane, është paranojak tek mënyra se si mund ta shohin tjerët, aq më tepër tani që është edhe prind. Askush aty nuk do t’ia dijë për parimet e tij, në këto momente është duke u përpjekur të dëmtojë disa njerëz që ata mos e fitojnë lojën sepse nuk e meritojnë për mënyrën se si i janë qasur publikut. Ai e ka me Eglën sepse e ka kuptuar që ajo ka tentuar ta ul si figurë, të prek disa pika që ai është i kujdesshëm në jetën e tij, është përpjekur ta nxjerrë keq, manjak. Edhe Egla e ka drejtpërdrejtë me Jetmirin. Jetmiri është i bindur që nëse del në nominim kokë më kokë me Eglën fiton sepse ka një qasje të jashtëzakonshme tek publiku. Është një djalë që i përgjigjet gjithësecilit personalisht në rrjetet e tij sociale, është i bindur që njerëzit që e kanë ndjekur do e votojnë. Egla vjen nga një background që nuk ka mbështetës. Nuk është ky karakter jashtë Egla sepse unë e njoh. Hyri që në fillim e ftohtë, e kuptoi që funksiononte, mori sinjalet e duhura që kjo të mban fort në lojë dhe erdhi më e karikuar dhe më e bindur. Egla ka vendosur të çojë misionin deri në fund dhe të fitojë çmimin e madh.
Si ndikojnë mesazhet e fansave për banorët?
Ndikon sepse janë shumë ditë të izoluar dhe nuk kanë sinjale se si përceptohen jashtë. Ti aty brenda harron që je në një lojë dhe që shikohesh nga njerëzit. Sinjalet më pas i merr dhe i përkthen, është edhe një trik sepse mund t’i shkaktojë atyre ndonjë frikë për mënyrën se si janë parë jashtë, si do gjykohen, është një lloj intimidimi. Produksioni e bën këtë me qëllimin për të ngritur adrenalinën në lojë, kur nuk po ndodh asgjë. Këtë vit kanë qenë të shpeshta mesazhet nga jashtë. Në fund të lojës ndikon sidomos nga ana psikologjike.
Françeska dhe loja e saj parë nga sytë e Fjodorës?
E kam parë me shumë ambicie, një vajzë që mendoj që në momente të caktuara ka tentuar të bëjë një lojë të ngjashme me të tjerët por pastaj ka dalë tek vetja e saj. Ndryshe nga të tjerët ajo nuk e ka gjetur veten të bëjë aleanca me askënd, e ka ndjerë veten të lënë në baltë. Me mënyrën e saj ajo mbijeton aty, ka karakter dhe e shoh deri në finale. Tani do të shohim shumë gjëra, shumë tone të ngritura sepse është fundi.