A ju bën vërtet të humbni peshë pirja e ujit? Flasin ekspertët!
Ekspertët në mbarë botën rekomandojnë 6 deri në 8 gota, ose deri në 1.2 litra lëngje në ditë, gjë që tregon se ne gjithashtu marrim ujë nga ushqimi. Por, nga ana tjetër, Shkolla Mjekësore e Harvardit rekomandon katër deri në gjashtë gota në ditë. Ajo që më së shumti dëgjojmë është rekomandimi më ekstrem, për dy litra ujë në ditë.
Në vitin 2016, ideja se është më mirë të merrni shumicën e lëngjeve nga uji u hodh poshtë nga Dr. Stuart Galloway, profesor i asociuar i fiziologjisë, stërvitjes dhe të ushqyerit në Universitetin e Stirling. Studimi i tij tregoi se një sërë pijesh, duke përfshirë diuretikët si kafeja e çastit apo çaji, nuk shkaktonin më shumë humbje të lëngjeve sesa uji kur piheshin në sasi normale.
A ju bën vërtet të humbni peshë pirja e ujit? Hulumtime të ndryshme konfirmojnë lidhjen mes ujit dhe humbjes së peshës, por vetëm nëse ndiqni një mënyrë jetese të shëndetshme. Kjo ndoshta nuk është hera e parë që keni dëgjuar që është e dobishme të pini 2 litra ujë në ditë për shëndetin tuaj. Ka nga ata që sugjerojnë se pirja e ujit ju bën edhe të humbni peshë.
60% e trupit tonë përbëhet nga uji, që do të thotë se ky lëng thelbësor, pa kalori luan një rol në pothuajse çdo funksion trupor. Sa më i hidratuar të jeni aq më efikase trupi juaj i përballon detyrat e tij. Pirja e ujit ju bën të humbni peshë? Në fakt kjo bazohet në rregullin që trupi i njeriut duhet të marrë të njëjtën sasi uji që humbet për të gjetur ekuilibrin. Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme të mbani trupin tuaj të hidratuar çdo ditë, duke pirë dy litra ujë të shumë-rekomanduar.
Por si na bën uji të humbim peshë? Shkenca sugjeron se pirja e ujit mund të na ndihmojë të humbim peshë në mënyra të ndryshme. Studimet kanë konfirmuar se uji ndihmon në rritjen e termogjenezës, pra rritjen e prodhimit të nxehtësisë në trup. Në thelb kjo përfshin rritjen e metabolizmit tuaj, i cili, nga ana tjetër, ju ndihmon të digjni më shumë kalori.
Një studim tjetër theksoi se si pirja e ujit para një vakti parandalon konsumimin e tepërt të ushqimit dhe rrit lipolizën, procesi metabolik që shpërbëhet yndyrnat të cilat më pas përdoren si burim karburanti. Një studim tjetër i kryer nga shkencëtarët amerikanë zbuloi se pirja e ujit gjatë vakteve rezultoi në një humbje më të madhe në peshë prej 2 kg dhe një humbje peshe 44% më të madhe në 12 javë, në krahasim me njerëzit që nuk konsumonin ujë gjatë vakteve.
Kemi parë se si uji funksionon duke reduktuar marrjen e ushqimit, duke rritur ngopjen, duke përmirësuar metabolizmin dhe duke stimuluar ndarjen e yndyrave. “Pirja e ujit nuk do të ketë një efekt të madh në humbjen e peshës dhe pa kufizim kalorish dhe/ose ushtrime, vetëm uji nuk ka të ngjarë të çojë në humbje të konsiderueshme në peshë”,-thonë ekspertët.