“E njihnin gjithë taksistët”, pas historisë për ish të dashurën, Zhaklin Lekatari “shpërthen” ndaj Albanos
Një rrëfim i Albanos pak ditë më parë në “Ferma VIP” ka bërë bujë në rrjet. Aktori tregoi se pse është ndarë me ish-partneren.
“E njihnin të gjithë kamarierët dhe taksistët e Tiranës. Tek taksia e 6 e kuptova dhe i thashë ik ti se po shkoj të marr makinën. E më tha çfarë ke, s’kalove bukur? E i thashë më mirë që mbaroi bukuria këtu. Të të njohin të gjithë taksistat është…”, ishte një pjesë e deklaratës së Albanos.
Kjo nuk i ka pëlqyer aspak Zhaklin Lekatarit e cili është dhe një ndër feministet e njohura në vendin tonë. E ftuar në “Ferma Club”, Zhaklina ka deklaruar se Albano ka ofenduar veten e tij me këtë rrëfim.
”Nuk habitem më nga kto shprehje mizogjine që tentojnë të ulin moralin e një gruaje. Që ulet nga një burrë që varet nga marrëdhëniet që ka pasur. Nuk më pëlqen fare që ekziston një model i vajzës së mirë dhe ajo është njeriu që fusim në shtëpi.
Nuk kam qenë dakord me deklaratat e Albanos dhe për një vajzë tjetër në emisionin e tij. Jam munduar të promovoj barazinë gjinore.
Përsa i përket deklaratës së Albanos ai ka ofenduar veten e vet, sepse ai e ka zgjedhur vetë këtë vajzë. Jetojmë në një epok ku një element i vogël sjell pasoja fizike, mendore, psikologjike“, shprehet Zhaklin Lekatari.