Ecuria rekord, boksieri Alban Bërmeta i pari shqiptar në Top 20!
Boksi shqiptar mbetet një nga sportet më të suksesshme që vendi ynë ka. Alban Bërmeta është një nga boksierët që nuk u dorëzua kurrë pavarësisht çdo vështirësie, objektivi i tij kryesor mbetet të ngrejë sa më lart flamurin kombëtar në arenën ndërkombëtare.
Së fundi, sportisti nga Tirana u rendit i 20 në botë, në peshën e tij sipas faqes së specializuar Boxrec. Një rezultat historik ka nuk e ka arritur askush më parë, por me shumë mund e sakrificë, Bërmeta, ia doli.
Në ndeshjen e fundit, Bërmeta fitoi kundër Fati Kelles, ish-kampionit olimpik të Turqisë. Një përballje spektakolare në Feti Borova ku në një atmosferë elektrizuese, Alban Bërmeta arriti të fitojë një nga sfidat më të rëndësishme në karrierën e vetë.
Pas këtij rezultati, Bermeta thekson se nuk do të ndalet me kaq, përkundrazi pretendon të ngjitet edhe më lart në klasifikim. Synimi i radhës për 32 vjeçarin është të duelojë për titull kampion, pasi aktualisht Alban Bërmeta është futur në zonën e boksierëve më të fortë në botë.
Alban Bërmeta është shembulli konkret që më punë mund të arrihet gjithçka. Pasioni për Boksin, sakrifica dhe mundi bënë që Bërmeta sot të kapë majat e boksit botëror.