“Je i poshtër, duhet të zëvendësohesh”, Egla nuk përmbahet ndaj Arbër Hajdarit!

vovalbania April 20, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Je i poshtër, duhet të zëvendësohesh”, Egla nuk përmbahet ndaj Arbër Hajdarit!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Me diskutime të shumta u shoqërua darka e mbrëmjes së kaluar në ‘Big Brother VIP Albania’, ku pjesë e saj ishte moderatori Ledion Liço dhe dy opinionistët, Ori Nebiaj dhe Arbër Hajdari. Një moment pikant ndodhi mes banores Egla Ceno dhe Arbrit. Ishte Egla ajo e cila i tha troç Arbrit se këtë vit është treguar shumë i poshtër me opinionet e tij si dhe i tha se duhet të zëvendësohet në rolin që ka.

Egla: Unë e kam thënë që e kam ndjekur nëpër Biget, sidomos vjet. Shpesh herë e kam gjetur mendimin tim të reflektuar në gojën tate.

Arbri: Vetëm këtë vit nuk e ke gjetur.

Egla: Këtë vit je shumë i poshtër, e kë mësuar

zanatin, duhet të zëvendësohesh, duhet të vetëzëvendësohesh

Arbri: Do t’i mbaj shënim.

Egla: E di që do e zbatosh me patjetër.

Arbri: Jo që do e zbatoj por..

Egla: Po e di, e di që do e vesh ujin në zjarr.

Ditën e djeshme banorët që janë ende pjesë e shtëpisë prej natës së parë të edicionit mbushin 100 ditë qëndrimi në shtëpi. Me këtë rast tashmë është koha që të zbulohet edhe nata e madhe e finales. Në prime-n e sotëm do të komunikohet për banorët ashtu edhe për të gjithë shikuesit data e finaljes së madhe të këtij edicioni, nata ku do të shpallet fituesi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65768 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE