U deshën qindra vite për të ndërtuar këto 5 monumente historike të mrekullueshme në Europë!

vovalbania April 20, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
U deshën qindra vite për të ndërtuar këto 5 monumente historike të mrekullueshme në Europë!

Sagrada Familia në Barcelonë është e famshme për strukturën e saj idiosinkratike, fasadën e lindjes së Krishtit të gdhendur dhe natyrisht për kohën e gjatë të ndërtimit. Me lajmin së fundi se kisha e projektuar nga Gaudi do të përfundojë në vitin 2026, shoqëria e rezervimit të udhëtimeve Omio ka bërë llogaritë për të zbuluar se për cilat monumente europiane u desh më shumë kohë për t’u ndërtuar. Sagrada Familia renditet e 6-ta, me ndërtimin e parashikuar për 140 vjet. Më poshtë janë pesë atraksionet kryesore.

5.Buckingham Palace, Londër

Buckingham Palace është një nga vendet më të vizituara në Londër. Për ndërtimin e kësaj rezidence mbretërore u deshën rreth 150 vjet, duke nisur si një shtëpi qyteti e ndërtuar për Dukën e Buckingham në vitin 1703. Në shekullin XIX u zgjerua nga arkitektët John Nash dhe Edward Blore. Ballkoni i famshëm prej nga ku familja mbretërore përshëndet turmat e njerëzve për ngjarje të rëndësishme është shtuar së fundi në gjysmën e shekullit XIX.

4.Kulla e pjerrët e Pizës, Piza

Në vendin e katërt renditet Kulla ikonë e Pizës. U deshën rreth 200 vjet për ta ndërtuar. Punimet për të nisën në vitin 1173 dhe përfunduan në vitin 1372. Kryevepra e pjerrët arkitekturore është ndërtesa e tretë më e vjetër e ndërtuar në Sheshin e Duomo të Pizës. Kjo strukturë është gjithashtu një nga pikat e referimit më të fotografuara në rrjetet sociale, me hashtag-un #leaningtowerofpisa.

3. Katedralja e Këlnit, Këln

E njohur si kisha më e madhe gotike me dy maja në Europën e Veriut, kjo ndërtesë 157 metra e lartë renditet e treta. Ndërtimi i saj nisi në vitin 1214 dhe përfundoi në vitin 1880, duke marrë 632 vjet. Projekti i katedrales u ndikua nga strukturat avangardë si Sainte-Chapelle në Paris, e cila shtyu kufijtë e arkitekturës në atë kohë. Katedralja e Këlnit vizitohet nga 2000 vizitorë çdo ditë.

2.Mont Saint-Michel, Normandi

Ishulli i bukur i Mont Saint Michel është një nga monumentet më të famshme në Francë dhe renditet i dyti në listën e Omio. Për ndërtimin e tij janë dashur 1300 vjet. Tullat e para u vendosën në shekullin VIII nga Shën Aubert, peshkopi i Avranches. Sot, kjo pikë referimi ofron një pamje magjepsëse të baticave dhe është e pasur me histori mesjetare. Turistët mund të shijojnë aktivitete të ndryshme kulturore dhe vizita me udhërrëfyes në të gjithë ishullin.

1.Stonehenge, Wiltshire

I ndërtuar në disa faza gjatë shumë viteve, Stonehenge është një nga monumentet më historike të Anglisë, që daton që në vitin 3000 para Krishtit. Është gjithashtu pikë referimi në Europë, për të cilin u desh shumë kohë për ta ndërtuar – rreth 1500 vjet. Me hashtag-un #stonehenge në Instagram, ky monument me origjinë misterioze tërheq rreth një milion vizitorë në vit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65254 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE