BBV Live nga Shtëpia/Pajtohen Meriton-Romeo, kërkojnë 1000 herë falje!
Sot është e diela e Big Brother Live nga Shtëpia në Top Albania Radio, me moderatorë radiofonikë të ndarë në panele, banorët e shtëpisë më të famshme e të vëzhguar në Shqipëri. Deri në orën 18:00 do t’ju mbajnë të mbërthyer, ashtu siç dinë ata, gati për të thyer sot edhe rekorde dëgjueshmërie, përveçse shikueshmërie me temat e përzgjedhura. Meritoni dhe Romeo treguan momentet e performancës në skenë të këngës që realizuan me rastin e 100 ditëve të para të qëndrimit.
Sot ishte dita e paqes së madhe. Meriton-Romeo kanë reflektuar dhe ndërruan plotësisht tonet se siç theksuan kanë analizuar çdo gjë.
Meritoni: Ta përdorim për mirë, të jemi te qetë kur kemi bashkëbisedim të mos mendojmë se tjetri e ka në mënyrë tendencioze.
Romeo pajtohet që brenda shtëpisë kanë reaguar ndryshe, duke marrë zjarr për një fjalë goje.
Meritoni: Të kërkoj ndjesë se ndoshta në momente të caktuara janë tejkaluar gjërat…
Romeo: E kemi teperuar dhe mendoj se kemi gabuar të dy… Por, këto janë situata që ndodhin në shtëpi e do të më vij keq që do t’i shoh kur të dal jashtë. Nga gabimet duhet të mësojmë të jemi të kujdesshëm e të kërkojmë falje. Por, presioni këtu brenda është shumë i lartë. Për shkak të tij, fjalën e fundit e thua të parën. Gjithmonë duhet të fitojë dashamirësia e jo loja ndaj njëri-tjetrit.
Të mendojmë për të ardhmen se çfarë ka ndodhur, ka ndodhur… nuk e ndryshojmë dot.
Romeo dhe Meritoni nuk i kursyen vlerësimet ndaj njëri-tjetrit duke kujtuar se nisur nga njohja që para hyrjes në shtëpi kanë qenë dëshmitarë të rritjes profesionale të secilit.
Madje, Meritoni foli dhe për dashurinë e Romeos e Heidit duke theksuar se tani e sheh më shumë pasi e përjetoi me Ilnisën. Për Ilnisën, Meritoni foli që në fillim të panelit si si e kërkonte me sy dje gjatë performancës në studio e mendonte vetëm si ta merrte me vete.
Ato fjalë që thamë do t’i mbaj për vete!
Ca thumba