Debate patriotike mes Julit, Gracianos dhe Meritonit: Ka paranojë…

vovalbania April 21, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Debate patriotike mes Julit, Gracianos dhe Meritonit: Ka paranojë…

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.

Spektakli i “Big Brother VIP” mbush plot 100 ditë nga nisja dhe për ta festuar këtë, të gjithë banorët kanë dalë nga shtëpia. Së bashku, ata kanë performuar në skenë këngën që krijuan duke krijuar një atmosferë fantastike dhe elektrizuese. Teksti i këngës u shkrua nga banorët dhe Graciano krijoi koreografinë, që ata realizuan.

Një debat i ashpër ka ndodhur mes Meritonit dhe Julit me Gracianon për një gjest që sipas Meritonit, në Kosovë është sharje. Kjo gjë më pas ka agravuar në terma patriotikë, i cili u përcoll kështu në “Prime”:

Ledioni: Fatkeqësisht ne jemi një komb i ndarë në dy shtete. Ne të Shqipërisë dhe ata që na ndjekin nga Kosova. Pavarësishtë se ne flasim një gjuhë, kemi të njëjtin gjak që na rrjedh nëpër vena, por historia, politika saktësisht ka bërë që të jemi të ndarë. Këtu në Shqipëri, çdo lloji forme arti, sporti që ka ardhur nga Kosova, ka shkuar në piedestalin më të lartë të mundshëm. Këtë edicion e kanë fituar dy herë banorë nga Kosova, madje Big Brother-in e Kosovës e ka fituar njëherë një banor nga Shqipëria.

Graciano: Unë bëj një gjest, që nuk doja të flisja me atë, siç është “shht” që për mua nuk është sharje. Ai ka paranojë dhe do të viktimizohet mund ta përdorë siç ai do. Unë e di që gjesti “shht” në të gjithë botën është pusho dhe nuk dua sepse i teket Meritonit ta bëjë qimen tra.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE