Një fëmijë me Ilnisa Agollin pas daljes nga “BBV”? Meriton Mjekiqi zbulon planet me të dashurën
Në një bisedë me Erjolën, moderatori Meriton Mjekiqi ka deklaruar se dëshiron të bëjë një fëmijë e të dashurën e tij, Ilnisën.
Konkurrenti dhe gazetarja u njohën dhe u dashuruan me njëri-tjetrin në shtëpinë e “BBVIP”, ndërsa çifti mesa duket po mendojnë që të hedhin hapin e madh, për të sjellë në jetë një fëmijë së bashku.
“Me të vërtetë dëshiron të bësh një fëmijë me Ilnisën apo e thua për të prekur zemrat e mamave?” e pyeti Roza Lati, ndonëse Meritoni tregoi se së shpejti po i mbush 29-vjeç dhe dëshiron që të bëjë edhe një fëmijë tjetër.
Pjesë nga biseda:
Meritoni: E imja me Ilnisën është krejt ndryshe nga ajo që ti ke krijuar me Rozën dhe Julin
Erjola: Mua nuk më ndodhi dashuri po një shoqëri
Meritoni: Unë e Ilnisa e hamë bukën prej gojës së njëri-tjetrit
Erjola: Edhe ne hamë me të njëjtin piru
Meritoni: Si mundesh ta krahasosh se unë me Ilnisën dua të krijoj familje dhe të bëj një bebush të vogël
Erjola: O ishalla, vetëm të të bëj…
Meritoni: Ishalla o Zot ndodh një qikush i vogël
Roza: Një fëmijë është gjë e madhe ë
Meritoni: Po kismet Zotit ndodh ishalla
Roza: Me të vërtetë dëshiron të bësh një fëmijë me Ilnisën apo e thua për të prekur zemrat e mamave
Meritoni: Mos e thuaj ashtu sepse po bëj 29-vjeç dhe dua të bëj edhe një bebush për qef.
Meritoni: Si mundesh që të krahasosh dashurinë time me Ilnisën me shoqërinë tënde me Julin dhe me Rozën. E juaja është interes dhe e jona është ndjenjë.