Parashikimi i motit, e diel 21 prill/Mos harroni çadrat!
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura, si dhe me intervale kthjellimesh deri në orët e mesditës. Më pas, moti vijon me alternime vranësirash që do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit e lokalisht mesatar përgjatë vijës bregdetare e lokalisht në qendër.
Nga orët e pasdites, reshjet humbasin territor dhe intensitet duke u izoluar në relievet malore. Në orët e mbrëmjes pritet ndërprerja e tyre në të gjithë territorin. Në relievet malore, në lartësitë mbi 800-1000 m ka reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht mesatar ndërsa në Alpe, me intensitet mesatar e hera-herë në formë stuhie.
Mjegull/mjegullinë në orët e para të mëngjesit në zonat luginore si dhe në momentin e reshjeve. Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim e me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në lugina, era fiton shpejtësi 8-10 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
3/15
Re shi diell
Kukës
0/13
Re shi diell
Lezhë
4/15
Re shi diell
Dibër
-1/14
Re shi diell
Durrës
6/18
Re shi diell
Tiranë
6/17
Re shi diell
Elbasan
6/18
Re shi diell
Berat
4/19
Re shi diell
Vlorë
5/17
Re shi diell
Korçë
2/12
Re shi diell
Gjirokastër
5/17
Re shi diell
Sarandë
7/18
Re shi diell