Fituesi i “The Voice” plagoset rëndë me armë…

vovalbania April 22, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Fituesi i “The Voice” plagoset rëndë me armë…

Fituesi i versionit francez të konkursit të talenteve ‘The Voice’ është plagosur rëndë pasi u qëllua me armë në gjoks gjatë vizitës në një kamp turistik në Bordeaux.

27 vjeçari Kendji Girac, u plagos rëndë mbrëmë dhe u dërgua në spital ku tani gjendet jashtë rrezikut për jetën, njoftonin burimet vendase.

I riu raportohet se tha në polici se ishte qëlluar aksidentalisht me një armë që bleu në tregun e hapur një ditë më parë, shkruante rrjeti Le Parisien. Policia tha se Girac u gjet pa ndjenja jashtë rulotës së tij në qytetin bregdetar Biscarrosse, duke pretenduar se ‘kishte qëlluar veten’.

Por policia thotë se nuk bënte asnjë përjashtim dhe se po ekzaminojnë partneren e tij për shenja baruti.

Këngëtari ishte me të dashurën e tij të paidentitifikuar dhe të bijën tre-vjeçare, të cilat ishin brenda rulotës kur ai ishte qëlluar. Askush tjetër përveç zotit Girac nuk u plagos në incident.

Rrjeti vendas BFM tha se Girac kishte blerë armën një ditë më parë në një treg objektesh të vjetra dhe se “nuk ishte i sigurtë si ta përdorte”.

Arma që ai mbante në rulotë tani është konfiskuar dhe mjekësia ligjore po kryen testimet.

 

Prokurori Olivier Janson, tha se një hetim kriminal është hapur dhe se asgjë nuk përjashtohet mbi atë që ndodhi.

“Ka ende shumë mistere të lidhura me ngjarjen”, tha një nga hetuesit, duke shtuar se dëshmitarët nuk po bashkëpunojnë sa duhet dhe refuzojnë të flasin me policinë.

Girac po qëndronte prej disa ditësh në kampin Biscarrosse me të dashurën dhe nuk kishte pasur probleme.

Girac u bë i famshëm në Francë në 2014 kur fitoi kompeticionin e njohur të këngës ‘The Voice’.

Në janar 2021, ai u bë babai i vajzës së quajtur Eva Alba, por nuk ka treguar identitetin e nënës së fëmijës. /DailyMail/

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65795 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE