“Generation Voyage”: Tirana, destinacioni turistik në trend dhe i lirë!

vovalbania April 22, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
“Generation Voyage”: Tirana, destinacioni turistik në trend dhe i lirë!

“Jeni gati për një udhëtim në Shqipëri këtë verë? Zbuloni në cilën zonë të qëndroni, në Tiranë! Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana ndodhet në qendër të vendit dhe ka një popullsi prej 726 mijë e 547 banorësh”, shkruan Samuel Metairie në revistën franceze të udhëtimeve “Generation Voyage”.

E themeluar në vitin 1620, Tirana është qendra kryesore industriale dhe kulturore e vendit. Epoka e diktaturës komuniste është shumë domethënëse, megjithëse që nga hapja e saj demokratike, qyteti është cilësuar si i furishëm, i gjallë dhe i këndshëm për t’u vizituar. Akomodimi në Tiranë është i përballueshëm për të gjitha buxhetet. Modernizimi po zë vend edhe në Shqipëri e po rrit koston e jetesës lokale.

Ja ku të qëndroni në Tiranë

Në qendër të qytetit. Qendra e qytetit të Tiranës është plot me ndërtesa historike, sheshe, parqe të vogla, bulevardë të mbushur me njerëz. Qendra e qytetit shtrihet në veri të kalatave të lumit Lana dhe ofron më shumë se një aktivitet turistik që meriton interes: Piramida e Tiranës, një gjurmë që mban shëmbëlltyrën e regjimit të Enver Hoxhës.

Mbi të gjitha, përfitoni nga qëndrimi në Tiranë për të vizituar Bunk’Art, bunkerin anti-bërthamor të Enver Hoxhës, i ndërtuar në fshehtësi midis viteve 1972 dhe 1978. Sot është një muze nëntokësor që ju lejon të rijetoni ashpërsinë e kushteve të jetesës nën regjimin e diktaturës dhe sfidat e Luftës së Ftohtë falë ekspozitave që ndërthurin historinë e vendit dhe artin modern. Vizita kronologjike fillon në vitin 1939 me pushtimin italian dhe përfundon në vitin 1991 me fundin e diktaturës komuniste.

A ju pëlqen historia dhe kultura?

Muzeu Historik Kombëtar është një vend që nuk duhet të humbisni gjatë qëndrimit në Shqipëri, veçanërisht nëse zgjidhni të qëndroni në Tiranë. Ky është muzeu më i madh në Shqipëri, ku gjurmohen periudhat parahistorike, greke e romake, mesjetare dhe të rilindjes shqiptare. Gjithashtu, shijoni Sheshin Skënderbej, një hapësirë ​​e rëndësishme ku ndërthuret stili fashist italian, epoka staliniste sovjetike dhe stili otoman.

Blloku

Dikur një zonë e rezervuar për elitën politike gjatë diktaturës komuniste nga viti 1945 deri më 1991-shin, Blloku është vendi më trend i Tiranës: të rinjtë takohen atje për të dalë në mbrëmje. Do të gjeni gjithashtu shumë butikë luksozë, kafene, restorante e klube nate. Pijet janë të lira dhe fasadat shumëngjyrëshe, një vend i preferuar për artin e rrugës.

Në jug të qytetit, shtrihet një zonë gjelbërimi prej 289 hektarësh, e rrethuar nga një liqen i madh: Parku i Madh i Tiranës, i njohur si “Parku i Madh”, ideal për një pushim relaksues larg bulevardeve të zhurmshme të qendrës së qytetit. Kjo është padyshim një nga zonat më të mira për të qëndruar në Tiranë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65823 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE