Jetmiri ‘shpërthen’ ndaj Orit: “Të mëshiroj për injorancën”
vovalbania
April 22, 2024
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
“Kopil”- ishte kjo fjala që Ori Nebijaj përdori ndaj Jetmir Salajt, pasi ky i fundit vendosi të lërë shtëpinë e Big Brother VIP.
Për këtë, një reagim ka ardhur nga Jetmiri pas daljes nga programi, i cili nuk pati mundësi t’i dëgjonte fjalët e opinionistes pasi nuk ndodhej në studio.
Në një postim në InstaStory, Jetmiri ka zgjedhur që t’i kundërpërgjigjet Orit duke thënë: “Ti je turp dhe thjesht të mëshiroj për injorancën tënde znj, Deputete”.
Në një postim tjetër, Jetmiri i drejtohet edhe të ftuarve në “Fan Club”, të cilët ulën imazhin e tij, duke thënë: “Zot mëshiroji se nuk dinë ç’po flasin”.