Kush nuk e meriton të qëndrojë në BBV?/ Lidi: “Roza është pa lidhje, si ato pulat e vogla me kurdisje”!

vovalbania April 22, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kush nuk e meriton të qëndrojë në BBV?/ Lidi: “Roza është pa lidhje, si ato pulat e vogla me kurdisje”!

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.

I ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë ish-banori i këtij edicioni Lidi Delia, i cili në këtë intervistë ekskluzive u shpreh në lidhje me eksperiencën e tij jo shumë të gjatë brenda këtij formati. Edhe pse ishte shumë afër finales, ai bëri një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e tij për video-t më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.

Përsa i përket hyrjes së tij me vonesë në lojë dhe rolit që ju dha si vëllai i Heidit, i pyetur nëse e cilëson si avantazh apo jo, Lidi u shpreh:

Unë e vlerësova shumë si lojë, si avantazh, si gjithçka e shijova dhe non-stop i thoja Heidit që jam shumë kurioz ta shikojmë ditën e shtunë. Një moment ishte fati im i keq për pjesën tjetër, sepse u rikthye Meritoni, u rikthye Egla dhe pastaj ishte ‘ku e lamë?’.

Deri në këtë pikë të lojës sipas tij, kush e ka arritur pa meritë këtë rrugëtim?

Nga ata nuk më ka pëlqyer fare Roza. Është non-stop në një rol pa lidhje. Është nëpër shtëpi si ato pulat e vogla me kurdisje.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE