Mban syze me ngjyrë të kuqe gjatë xhirimeve, Simon Cowell tregon se çfarë fshihet pas kësaj!
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Mban syze me ngjyrë të kuqe gjatë xhirimeve, Simon Cowell tregon se çfarë fshihet pas kësaj!](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2024/04//mban-syze-me-ngjyre-te-kuqe-gjate-xhirimeve-simon-cowell-tregon-se-cfare-fshihet-pas-kesaj.jpeg)
Simon Cowell ka treguar se përse shihet shpesh me syze me ngjyrë të kuqe gjatë xhirimeve. Disa kohë më parë manjati i muzikës, hyri në Instagramin e tij dhe u shpjegoi disa fansave se syzet i duhen për arsye shëndetësore. Simon shkroi:
Sapo mora vesh sipas internetit se kam një ‘sëmundje misterioze’. Për këdo që është i shqetësuar, kam humbur dy audicione në fund të një dite, dy javë më parë, sepse kam migrenë pas ditëve të gjata në dritat e xhirimeve. Javën tjetër do të xhirojmë BGT në Mançester, mezi pres t’ju shoh atëherë. PS. Ja pse i mbaj këto syze.
Simon Cowell u detyrua të tërhiqej nga xhirimet e Britain’s Got Talent pasi u godit nga një sëmundje. 64-vjeçari humbi një numër audicionesh pasi pati një dhimbje koke. Një burim i tha Daily Star:
Simon duhej të zhironte si zakonisht, por ai filloi të mos ndihej mirë. Pas disa diskutimesh, ai u tha të gjithëve se nuk ishte në gjendje të merrte pjesë në xhirime.
Simonit i pëlqen të bëjë Britain’s Got Talent, ndaj ishte i mërzitur që duhej të humbiste xhirimet. Simon dhe gjyqtarët e tjerë të Britain’s Got Talent, Alesha Dixon, Bruno Tonioli dhe Amanda Holden, së bashku me prezantuesit Ant McPartlin dhe Declan Donnelly u kthyen në xhirimet për serialin e ardhshëm muajin e kaluar.
Ndërkaq, Cowell po bën një investim të madh në një markë të madhe alkooli në SHBA. 63-vjeçari, ka pasur një ndryshim në lidhje me investimet dhe karrierën e tij pasi la famën, duke shitur rezidencën e tij 45 milionë paund në Holland Park dhe duke reduktuar stafin në kompaninë e tij diskografike, Syco.