Osmani ia thotë në sy Vuçiçit në Këshillin e Sigurimit: Serbët e Kosovës janë nën trysni nga Serbia!
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalën e saj në Këshillin e Sigurimit, u shpreh se serbët në Kosovë janë nën presion nga Serbia, që nuk i lejon të integrohen në institucionet e vendit.
“Edhe 25 vite pasi NATO përfundoi fushatën gjeniocidiale të Millosheviçit, përpjekjet e destabilizimit janë aktive. Me sulmet kundër gazetarëve, sumet ndaj gazetarëve të Kosovës dhe sulmit terrorist në shtator. Kanë testuar para pak ditësh mjetet e Iranit në kufi më Kosovës.
Është e qartë se Serbia vazhdon bën përpjekje për të prishur integrimin e serbëve në Kosovë, duke bërë kontrolle dhe shpërndarë frikën. Serbët që janë integruar në institucione janë detyruar të japin dorëheqjen për shkak të shtypjes nga struktura ilegale të Serbisë. Serbët e Kosovës janë në trysni, por jo nga qeveria e Kosovës, por qartazi nga Serbia. Mendoni një politikan serb që kishte vënë lule në varrin e një ushtari të vrarë, menjëherë u burgos. Serbët e Kosovës janë detyruar të mos dalin në zgjedhje vitin e kaluar. Edhe dje u dhamë mundësinë të zgjedhin kryetarëve në veri, por Lista Serbe u bëri presion”.
Serbët e integruar në institucionet e Kosovës sipas Osmanit janë detyruar të japin dorëheqje për shkak të presionit të kryer prej strukturave ilegale serbe, sulmeve në pronat e tyre, shkatërrimin dhe rrezikimin e jetëve të tyre, me vetëm një qëllim: t’i detyrojnë ata të ikin.
“Vetëm imagjinojeni një politikan serb që ka vendosur lule para varrit të një vajze shtatëvjeçare gjatë kohës së luftës, i cili është arrestuar menjëherë dhe është torturuar në burgjet e Serbisë”.
Presidentja e Kosovës solli shembullin e politikani serb, i cili ishte arrestuar në Beograd vetëm pse vendosi lule në varrin e një 7-vjeçareje shqiptare të vrarë në kohën e luftës, duke treguar kështu presionin e serbëve ndaj vetë serbëve.
Sy më sy, Osmani ttha se Serbia e ka tejkaluar agresionin ndaj Kosovës, duke përmendur rrëmbimin e policëve në veri, sulmin ndaj gazetarëve dhe sulmin në Banjskë.
“Përpjekjet nga Serbia për destabilizim janë aktive. E ka eskaluar agresionin fillimisht me kidnapinimin e policëve, sulmin ndaj gazetarëve e sulmin terrorist ndaj Kosovës në shtator. Pas këtij sulmi, Shtëpia e Bardhë ka thënë se Serbia ka përdorur prani të madhe ushtarake të artilerisë me tanke e njësi të mekanizuara…Serbia bën përpjekje për të prishur integrimin e serbëve në Kosovë…Serbët në Kosovë janë nën trysni, por jo nga Kosova po nga Qeverisë e Serbisë”, është shprehur presidentja Osmani.
Përballë Osmanit, Vuçiç pretendon se nga 8 shkurti kur edhe u mbajt seanca e kaluar e KS të OKB-së është shtuar shtypja ndaj komunitetit serb në Veri të Kosovës.
“16 sulme me motive etnike ndaj serbëve, përfshirë edhe sulmet me armë ndaj banorëve në Graçanicë dhe tek të kthyerit në perëndim të Kosovës, dhuna policore e heqjes së tabelave të veturave dhe komunave”, tha Vuçiç.
Pretendimet e tij janë për “keqtrajtime të serbëve në Kosovë”, teksa tha se ka “aspirata hegjemoniste drejt Shqipërisë së Madhe”. Kritika ka pasur edhe për ndalimin e dinarit, nga Qeveria Kurti.
“Ndalimi i dinarit paraqiti kulmimin e kampanjës sistematike po vazhdon.”
E shoqëruar nga katër të mbijetuarat e luftës që i mori me vete Osmani foli edhe për ndërhyrjen e NATO-s 25 vite më parë ku deklaroi se “u shënua kthesa në historinë e vendit tonë, por edhe në historinë e njerëzimit”.
Ndërsa tregoi historitë e Elhame Muqollin, Vasfije Krasniqi-Goodmanin, Shyhrete Tahiri-Sylejmanin dhe Fahrije Hotin, Presidentja Osmani ngriti zëron duke thënë se nuk ka asnjë të dënuar nga Serbia për dhunën seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Pjesëmarrja e të mbijetuara në këtë mbledhje të Këshillit të Sigurimit nuk është mirëpritur aspak nga Presidenti i Serbisë, i cili tha se ato nuk e kanë vendin në korin diplomatik apo në ekipin këshidhënës të Osmanit.
“Kjo është një farë teatri politik dhe kurth për delegacionin serb. Ajo që e dëgjuam deri tani ishte sikur një proces i krimeve të luftës kundrejt servbëve për diçka që ka ndodhur 25-vjet më parë. Nuk u tha asnjë fjalë e vetme për raportin, asnjë fjalë për gjashtë muajt e fundit. Pse nuk na keni informuar se kush do të ishte pjesë e secilit prej delegacioneve?”, ka thënë Vuçiç.
Kjo përballje e Osmanit dhe Vuçiç vjen një ditë pasi në veri të Kosovës dështoi referendumi për shkarkimin e 4 kryetarëve, për shkak të bojkotit masiv të serbëve. Presidenca e Kosovës ka njoftuar edhe çështjet për të cilat pritet të flasë Osmani.