‘Çmendet’ moti / Shi, breshër dhe rrufe në pjesën më të madhe të vendit, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat
vovalbania
April 23, 2024
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Ditën e martë, pritet përkeqësim i kushteve atmosferike. Moti pritet të jetë i vranët e intervale kthjellimi.
Vranësirat pritet të pasohen nga reshje shiu të vazhdueshme me intensitet të ulët që në orët e para të ditës në pjesën më të madhe të territorit.
Nga orët e mesditës Përgjatë Ultësirës Perëndimore reshjet e shiut pritet të jenë të vazhdueshëm me intensitet mesatar në formë shtrëngata shoqëruar hera-herës me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër, në relievet malore mbi 800-1000m priten reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.
Nga orët e pasdites intensiteti i reshjeve bie.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 14 / 16 °C
në vendet e ulëta: 13 / 15 °C
në vendet malore: 8 / 12 °C