Gjithçka që duhet të dini për “Sindromën e motrës së madhe”!
Terapistja nga Kalifornia, Kati Morton, ka marrë miliona shikime në TikTok dhe YouTube, teksa ajo rendit shenjat që identifikojnë “sindromën e motrës së madhe”. Duhet theksuar se nuk është një sindromë e konfirmuar psikologjikisht dhe përkon me një rol familjar që shumë vajza të reja trashëgojnë si “fëmija më i madh”, në të cilin e gjejnë veten duke bërë më shumë punë shtëpi, duke u kujdesur emocionalisht dhe fizikisht për motrat dhe vëllezërit më të vegjël, si dhe hasen me më shumë kërkesa dhe përgjegjësi nga ana e prindërve.
Simptomat janë ndjesi intensive e të pasurit përgjegjësi familjare, tendencë për të qenë njeri që mendon veç për të tjerët, njëfarë pakënaqësie ndaj vëllezërve dhe motrave më të vegjël, por edhe ndaj prindërve. Po çfarë thonë studimet për rendin e lindjes? Fëmijët e parë janë të gjendur dhe ecin shumë përpara, të mesmit janë më socialë dhe rebelë, të vegjëlve nuk u prishet qejfi dhe janë manipulues.
Studimet kanë gjetur një lidhje mes rolit të një individi në renditjen familjare dhe mënyrën se si individi reagon, duke përfshirë dhe nivelin e inteligjencës dhe edukimin. Por shumica e studimeve janë më të fokusuar te fëmijët e parë, pasi ata kanë rezultuar më të përgjegjshëm dhe të pjekur sesa vëllezërit dhe motrat.
Ndërsa në analiza më të thella, kjo lidhje mes rendit të lindjes dhe personalitetit nuk është kaq e fortë. Një studim i bërë në 2015-ën, realizuar mbi 20 mijë persona në Gjermani, Britani e Madhe dhe SHBA, nuk gjeti lidhje mes rendit të lidhjes dhe karakteristikave të personalitetit, edhe pse u zbulua që fëmijët e parë kanë një avantazh të vogël në inteligjencë. Studime të tjera janë bërë në po të njëjtën periudhë, por jo vetëm dhe rezultatet kanë qenë të paqarta, ndaj ka një debat të madh online pikërisht për këtë temë. Deri në këtë moment, kjo temë mbetet në listën e ideve të pastudiuara plotësisht dhe diskutimet do vazhdojnë akoma online, pasi ka shumë persona që e kundërshtojnë, akoma më tepër edhe që i dalin në krah.