Meritoni përlotet nga mesazhi i papritur i vëllait të tij: “Ilnisa është…”
Pasditja e kaluar ka qenë tepër emocionuese për banorët e “Big Brother VIP 3”, të cilët kanë marrë mesazhe nga personat e tyre të zemrës nëpërmjet “Big Love”. Meritoni ka marrë një mesazh emocionues prej vëllait të tij, Rinorit, e teksa ky i fundit ka përmendur Ilnisën në mesazh duke u shprehur se ajo është shumë mirë, Meritoni nuk mundi t’i mbante dot më lotët. Në mesazhin e tij shkruhej:
Jeta ime, ti je personifikimi i ‘BBV3’. Na ke bërë të mos flemë për 100 ditë. Zgjohemi me ty, flemë me ty, ti je sinonimi i durimit dhe durimi është vlera e shtuar për çdo njeri. Vazhdo fort jemi të gjithë me ty, po presim që ti të jesh fitues. Si gjithmonë ke treguar që je fitues në çdo gjë që ti ke bërë. Të gjithë janë mirë, mami, babi, daja, Ilnisa, je vëllai më i mirë në botë…
Kujtojmë se Rinori ka ardhur më herët në shtëpinë e ‘BBV’ si një surprizë për Meritonin. Asokohe u duk sikur familja e tij nuk e përkrahte në lidhjen e tij me Ilnisën, pasi Rinori nuk pranoi të takonte asnjë banor tjetër të shtëpisë përveç Meritonit, përfshirë këtu edhe Ilnisën. Por tashmë duket se ata po ruajnë një raport të mirë mes tyre.
Pak ditë më parë, Meritoni po diskutonte me Erjolën mbi vërtetësinë e aleancave në shtëpi. Teksa moderatori i kujtoi Erjolës se marrëdhënia e saj me Julin bazohet në interesa, kjo e fundit nuk ngurroi t’i përmendte lidhjen me Ilnisën. Por pas kësaj Meritoni ka trguar për planet për të krijuar familje me partneren e tij dhe madje ai shprehu dëshirën të bëhet sërish baba dhe mezi pret një bebush nga Ilnisa.