Prezantuesi Huw Edwards largohet nga BBC, u përfshi në një skandal seksual!

vovalbania April 23, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Prezantuesi Huw Edwards largohet nga BBC, u përfshi në një skandal seksual!

Prezantuesi i lajmeve në BBC, Huw Edwards, ka dhënë dorëheqjen. BBC shkruan se pas 40 vitesh shërbimi, Huw ka shpjeguar se vendimi i tij është marrë në bazë të këshillave mjekësore nga mjekët e tij. 9 muaj më parë emri i gazetarit u përfshi në një skandal që përfshinte fotografitë e pahijshme të një të mituri.

BREAKING: Newsreader Huw Edwards has resigned from the BBC, the corporation has said. Huw has explained his decision was made on the basis of medical advice from his doctors.https://t.co/oMbzfSCxic

📺 Sky 501, Virgin 602, Freeview 233 and YouTube pic.twitter.com/RLyPwOluKU

— Sky News (@SkyNews) April 22, 2024

Fillimisht në rrjetet sociale pati spekulime lidhur për identitetin e prezantuesit, por më vonë ishte gruaja e Edwards, që konfirmoi se ai është personi në fjalë. Në një deklaratë të dhënë në atë kohë, ajo tha se Edwards, u përball me probleme serioze të shëndetit mendor dhe se për këtë nisi të merrte mjekime.

Sipas mediave britanike, ai pagoi një vajzë nën 17-vjeç për foto erotike, çka përbën vepër penale. Zyrtarët e policisë thanë se kanë arritur në përfundimin se nuk ka prova për të mbështetur këtë pretendim. Edwards punon prej 39 vitesh në BBC në detyra të ndryshme. Ishte ai që dha lajmin e rëndësishëm për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizabetë, shtatorin e kaluar.

Flind, e cila ka 5 fëmijë me gazetarin e lajmeve dha në një deklaratë:

Në dritën e raportimeve të fundit në lidhje me “prezantuesin e BBC”-së po e bëj këtë deklaratë në emër të bashkëshortit tim, Huw Edwards pas ditëve jashtëzakonisht të vështira për familjen tonë. Këtë po e bëj kryesisht nga shqetësimi për mirëqenien e tij mendore e për të mbrojtur fëmijët tanë.

Huw po vuan nga probleme serioze të shëndetit mendor. Siç është dokumentuar, ai është trajtuar për depresion të rëndë vitet e fundit. Ngjarjet e ditëve të fundit i kanë përkeqësuar gjërat. Tani po merr trajtim spitalor, ku do të qëndrojë për një kohë të papërcaktuar.

Sapo të bëhet mirë, synon t’u përgjigjet pretendimeve që kanë dalë. Për të qenë të qartë, fillimisht Huw-it iu tha se kishte akuza kundër tij. Do të doja të kërkoja të respektohet privatësia e familjes. E di që Huw-it i vjen thellësisht keq që kaq shumë kolegë janë ndikuar nga spekulimet e fundit mediatike. Shpresojmë që kjo deklaratë t’i japë fund kësaj!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65798 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE