Pyetja e parë që duhet t’i bëni vetes për të parë se sa introvertë jeni!

vovalbania April 23, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pyetja e parë që duhet t’i bëni vetes për të parë se sa introvertë jeni!

Disa njerëz e kuptojnë lehtësisht nëse janë introvertë apo ekstrovertë ndërsa disa të tjerë jo. Psikologët kanë dalë me një pyetje që do të na ndihmojë të kuptojmë se cilës kategori i përkasim.

“Çfarë të jep energji?” E gjitha filloi me Carl Jung, i cili ishte i pari që prezantoi termin introversion dhe ekstroversion, në vitet 1920. Ideja bazë ishte të fokusoheshim në atë që i jep energji njerëzve, introvertët i rimbushen bateritë e tyre kur janë vetëm me mendimet e tyre në një vend pa zhurmë. Në të kundërt, ekstrovertët ndihen më të pushuar kur kanë kaluar kohë me të tjerët.

Introversioni dhe ekstroversioni ekzistojnë në një spektër. Kjo do të thotë se shumica prej nesh priren drejt njërës nga të dyja, ndërkohë që kanë elementë të tjetrit. Kjo i ndërlikon gjërat, na e vështirëson të kuptojmë se ku i përkasim dhe favorizon vazhdimësinë e stereotipeve.

Për shembull, mund të na kanë mësuar se introvertët janë të qetë dhe të turpshëm, por kjo nuk është e vërtetë për të gjithë. Ne njohim njerëz që duken të shoqërueshëm, por në realitet janë të detyruar të bashkëjetojnë me shumë njerëz. Prandaj, ekstrovertët nuk janë gjithmonë shpirti i grupit. Kjo është edhe arsyeja që ne përfundojmë me të njëjtën pyetje: Çfarë na jep energji?

Ju nuk duhet të jeni një mësues apo psikolog për të “lexuar” njerëzit. Njohuritë e përgjithshme dhe aftësia për të parë ata, analizuar dhe krahasuar janë të mjaftueshme. Tiparet fizike janë si çelësat e vegjël që zhbllokojnë personalitetet e njerëzve. Mund të provoni të lexoni fytyrat e miqve, të afërmve ose maceve tuaja dhe të shihni nëse funksionon për ju apo jo.

Ndërkaq, ju rikujtojmë se një ambivert është një person që ka kombinim të të dy tipareve, introvertit dhe ekstrovertit. Introvertët tërhiqen nga vetmia, ndërsa ambivertët janë diku në mes. Por, si ta kuptoni një ambivert? E kanë të lehtë të përshtaten me situatat. Nëse ekstrovertët janë flutura sociale dhe introvertët janë ujqër të vetmuar, ambivertët janë kameleonë, pra përshtaten në çdo kohë dhe vend. Ambivertët janë më të vështirë për t’u gjetur dhe në varësi të marrëdhënieve që krijojnë me njerëzit, ata mund të klasifikohen si socialë ose të rezervuar, sipas ambientit dhe njerëzve me të cilët zgjedhin të qëndrojnë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65730 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE