Vajzat e shtëpisë kundër Heidit/ Debate të ashpra mes banoreve: “Po përdor Romeon”!

vovalbania April 23, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vajzat e shtëpisë kundër Heidit/ Debate të ashpra mes banoreve: “Po përdor Romeon”!

Debate të ashpra kanë ndodhur mes vajzave të shtëpisë dhe Heidit, ku arsyeja është lidhja me Romeon, që sipas Rozës, Erjolës dhe Françeskës, është diçka e paveërtetë. Në prime-n e sotëm ky debat uerdhi kështu:

Heidi: Roza gjatë gjithë kësaj periudhe e ka mbështet dhe e ka parë dashurinë time tek Romeo dhe tani papritur nuk e sheh më. Ky është falsitet.

Roza: Duke qëndruar 100 ditë këtu e shikojmë njëri-tjetrin si sillemi. Heidi sot flet, të qesh dhe të nesërmen ajo ndryshon si një lloj bipolariteti. Dashuria mes tyre më pëlqen, por që Heidi është e ftohtë kjo duket. Që të kemi komentuar se ju nuk e njihni njëri-tjetrin këtë gjë e kemi thënë. Unë i qëndroj fjalës time dhe fjalimeve të mia, ndërkohë ti i thua Rozës false dhe pastaj të qesh. Unë të kapa në gabim me Limain, i ke thënë maniak dhe ti i qesh atij, duke i ndenjur në krah. Ky është falsiteti.

Erjola: Unë me Hedin nuk kam patur asnjë debat, derisa në spekaklin e shkuar preken vetëm dy momente për gjëra të cilat unë ia kisha thënë në sy dhe pas kësaj Heidi më thotë që jam false. Unë nuk  e kam përndjekur dhe nuk e kam ofenduar asnjherë Heidin, kjo gjë nuk më ka pëlqyer.

Heidi: Faktikisht Erjola ka dhe pak të drejtë, por ajo ka një llojë agresiviteti kundër meje.

Françeska: Prandaj kam vendosur të heq dorë. Publiku e ka dëgjuar mjaftueshëm atë që kam thënë dhe kam bërtiur. Më quajti dhe mua fallco edhe pse kam qenë koherente me gjërat që kam thënë. Kam parë shumë gjëra në këtë shtëpi që për mua nuk shkojnë për një person që thotë që është reale. Diku, mbas prime-t, Heidi tha që ishte në llixha. Ka cilësuar disa herë që është lojtare dhe tani na del që është me pushime. Për mua ka qenë gjithmonë lojtare dhe po përdor Romeon. Për mua është më e drejtë të sulmosh sesa të luash në kurriz të Romeos. Më ke thënë shpesh që je xheloze dhe që kam mllef. Mllefi vjen nga jorealizmi në jetë, por unë jam shumë reale.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65840 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE