Amnistia penale, 24 gra dalin nga burgu!

vovalbania April 24, 2024 0 koment 5 Mund të lexoni në minuta.
Amnistia penale, 24 gra dalin nga burgu!

24 vajza e gra nga burgu i grave u liruan sot duke përfituar amnistinë. 15 prej tyre dalin menjëherë ndërsa 9 të tjera përfitojnë 2 vjet ulje.

Përqafime e lot gëzimi jashtë dyerve të burgut ku i presin të afërmit

Fitojnë lirinë dhe tani duhet të nisin një jetë të re ndërsa nuk harrojnë të falenderojnë të afërmit që I mbështetën në ditët e vështira pas burgut.

Shoqeve që lënë pas i cojnë mesazhin se “Gjithmonë ka mundësi të dytë” tha një e burgosur teksa doli nga burgu.

Ligji i amnistisë penale u zbatua sot, ndërsa dyert e burgut u hapën për rreth 780 të dënuar. Qelitë u hapën në të gjithë vendin rreth orës 13:00, ku familjarët shkuan jashtë ambienteve të burgjeve për të pritur të afërmit e tyre.

Nga amnistia penale përfitojnë edhe rreth 800 të dënuar, si edhe 2662 persona të dënuar me shërbim prove.Ndërkohë për protestuesit e opozitës do të pushohen 232 çështje.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ishte në burgun e Rrogozhinës, aty ku ishte edhe numri më i madh i të dënuarve që u liruan. Manja kishte një mesazh për të gjithë ata që lanë qelinë, duke u kërkuar që t’i kthehen punës së ndershme dhe të mos e kthejnë më kokën pas.

Uroj t’i kthehen jetës së përditshme, t’i kthehen punës së ndershme dhe të mos e kthejnë më kokën pas. Kthejuni jetës normale se mbi çdo gjë është familja, por edhe shoqëria jonë, që për këtë gabim që kanë bërë kemi paguar për ta”, tha Manja.
Manja iu përgjigj edhe njëherë akuzave të Partisë Demokratike, duke thënë se asnjë zyrtar i lartë i dënuar nga GJKKO nuk ka përfituar. Ministri theksoi se amnistia i kursen buxhetit të shtetit rreth 30 mln euro.

“Asnjë zyrtar i lartë që gjendet duke vuajtur dënimin për shkak se është dënuar nga GJKKO apo se është në proces hetimi apo gjykimi nuk përfiton nga kjo amnisti. Me ulje dënimi janë një numër sa gishtat e një dore, nënpunës të thjeshtë që përfitojnë nga amnistia me ulje dënimi dhe lirohen me ulje dënimi. Nga amnistia zyrtarë të lartë nuk ka”, theksoi Manja.

Kush përfitoi nga amnistia penale?

Sipas ligjit të botuar në fletoren zyrtare, nga amnistia përfituan personat që u ka marrë formë të prerë dënimi deri në datën 31 mars 2024. Përmes kësaj amnistie, përfituan nga falja totale të dënimit burrat e dënuar me 4 vjet ose më pak vite burg, për dënime të dhëna dhe që kanë marrë formë përfundimtare deri më 31 mars 2023, ndërsa gratë përfituese ishin ato që kishin deri në 5 vite dënim. Sipas kritereve të përcaktuara në ligj përjashtohen nga vuajtja e dënimit edhe burrat kur në datën e hyrjes në fuqi të amnistisë, u ka mbetur pa kryer deri në 4 vjet burg, ndërsa grave kur u ka mbetur 5 vjet. Përfshirë gjobën apo dënimet alternative.

Përfitues nga amnistia janë gratë mbi moshën 50 vjeç ose mbi këtë moshë, ndërsa për burrat efekti do të jetë kur janë mbi 65 vjeç. Nga amnistia do të përfitojnë edhe të miturit apo ata që kanë qenë 18 vjeç në kohën që kanë kryer veprën penale, ose nën këtë moshë.LIROHEN (me përjashtim të veprave të ndaluara)

BURRAT ME DËNIM DERI NË 4 VJET (Dënimet të jenë dhënë deri më 31 mars 2024)
BURRA ME DËNIM ME MBI 4 VJET (që u ka mbetur deri në 4 vjet pa kryer)
GRATË ME DËNIM DERI NË 5 VJET
GRATË ME DËNIM  MBI 5 VJET (që u ka mbetur pa shlyer deri në 4 vjet)
GRATË që janë 50 ose mbi 50 vjeç
BURRAT që janë 60 ose mbi 60
LIROHEN (me përjashtim të veprave të ndaluara) personat që kur kanë bërë veprën penale kanë qenë 18 vjec ose nën mbi 18 vjeç

Kush përjashtohet nga amnistia?

Sigurisht nuk përfitojnë falje të dënimit përqindja më e madhe e veprave penale, që përfshin ato më të rëndat që nisin që nga krime kundër njerëzimit, krime kundër jetës, krime kundër autoritetit të shtetit ku përfshihet edhe korrupsioni, terrorizmi dhe shumë e shumë kategori veprash penale, mbi 240 të tilla. Nuk përfitojnë amnisti, as falje e ulje të dënimit dhe as përjashtim nga ndjekja penale të atyre që i janë shmangur drejtësisë. Personat që i shmangen drejtësisë, ata që janë arratisur, që kanë dijeni për procesin apo masat ndaj tyre apo vendimet e formës së prerë, dhe i shmangen me vullnet të lirë

VEPRAT KRYESORE PËR TË CILAT NUK PËRFITON NGA FALJA E DËNIMIT

·        Krime kundër njerëzimit, krime kundër jetës, të kryera me dashje,
·        Vepra penale të kryera me dashje kundër shëndetit,
·        Krime seksuale,
·        Vepra penale kundër lirisë së personit,
·        Kundër moralit dhe dinjitetit,
·        Kundër fëmijëve, martesës dhe familjes,
·        Kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike, kundër falsifikimit të dokumenteve, që Cenojnë regjimin juridik të tokës dhe të ndërtimeve,
·        Kundër mjedisit,
·        Kundër pavarësisë dhe rendit kushtetues,
·        Krime që cenojnë marrëdhëniet me shtetet e tjera,
·        Vepra me qëllime terroriste, kundër autoritetit të shtetit, kundër drejtësisë, që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve, të kryera nga banda të armatosura dhe organizata kriminale

Ulja e dënimit

Ndërkohë, kategoria tjetër e të gjithë personave të dënuar, të cilët nuk plotësojnë kriteret për t’u përjashtuar nga vuajtja e dënimit, domethënë falja totale e tyre edhe pse plotësojnë kriteret për përfitimin e saj (pra masën e dënimit të dhënë apo të mbetur, apo kriterin moshor për përfitimin e amnistisë) dhe nuk përjashtohen nga vuajtja e dënimit për shkak të kufizimeve të përcaktuara (nenet me krimet përjashtuese) u zbritet dënimi me 2 vite nëse janë gra dhe të mitur, ndërsa 1 vit e gjysmë ulje do aplikohet në këto raste për të dënuarit burra.

VEPRAT QË NUK PËRFITOJNË ULJE TË DËNIMIT
·        Vrasja në rrethana të tjera cilësuese
·        Vrasja e funksionarëve publikë
·        Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit
·        Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare
·        Të dënuarit me burgim të përjetshëm
·        Të dënuarit nga GJKKO (sipas propozimet të opozitës)
Amnistia nga ndjekja penale

Përmes amnistisë, përjashtohen nga ndjekja penale si dhe pushohen të gjitha çështjet penale në hetim, çështjet e pashqyrtuara ose në proces shqyrtimi nga gjykatat, si dhe për kallëzimet që ndodhen në këto organe, pavarësisht nga data e regjistrimit të tyre, për veprat penale të kryera deri më 31 mars 2024 që kanë dënim maksimal deri në 2 vjet, edhe këtu me përjashtime disa nene të rëndësishme.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65704 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE