Degradon situata gjatë publicitetit mbrëmë, Meritoni “kërcënon” Julin
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Degradon situata gjatë publicitetit mbrëmë, Meritoni “kërcënon” Julin](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2024/04//degradon-situata-gjate-publicitetit-mbreme-meritoni-kercenon-julin.jpg)
Një situatë aspak e këndshme ka ndodhur mbrëmjen e djeshme gjatë prime-t të “Big Brother VIP”.
Në momentin e publicitetit, Jul Deda dhe Meriton Mjekiqi janë përplasur më njëri-tjetrin.
Ka qenë Meritoni ai që duket se ka kërcënuar Julin, duke i thënë se nëse aktori vazhdon ta nënçmojë, atij nuk do ti interesojë nëse janë në “Big Brother”.
Debati ka vijuar me tone të larta teksa në një moment, tepër i revoltuar, Meritoni i është vendosur Julit përballë duke i bërtitur në fytyrë, por ka ndërhyrë menjëherë Romeo duke qetësuar situatën.
https://www.instagram.com/reel/C6HhJEaMwqZ/?igsh=b3VuNmxjbjVvZnFw